Politike

“Pako e ndihmës së bashkisë kushton 55 mijë lekë”, Kryemadhi tregon kuponin: Të njëjtat gjëra i kam blerë 27 mijë

28 Maj 2020, 20:26 Nga DOSJA
“Pako e ndihmës së bashkisë kushton 55 mijë

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka hedhur akuza të forta kundër Bashkisë së Tiranë për vjedhje me pakot e ndihmave që janë shpërndarë gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19.

Në një intervistë në Syri TV, Kryemadhi tha se e ka provuar që bashkia vjedh, pasi ajo ka blerë të gjitha produktet sot në market me pakisë dhe kishin kushtuar të gjitha vetëm 27 mijë lekë. Më tej ajo shtoi se të njëjtat produkte që ka pakoja e ndihmës së bashkisë është tenderuar me vlerë 55 mijë lekë.

“Unë sot kam shkuar dhe kam blerë me pakicë në supermarket të njëjtat gjëra. 55 mijë lekë e ka pakon ky zotëria. Unë kam shkuar dhe i kam blerë sot të njëjtat gjëra me pakicë dhe me TVSH dhe më kanë bërë 27 mijë lek, 26 mijë e 900 lekë, kam marrë edhe 4 kile fasule, shto edhe 11 mije e 600 lekë. Pra ky zoteria sikur t’i blente me pakicë ka vjedhur për çdo pako 15 euro. Ja ku i ke, katër kile oriz, ja ku i kam marrë unë katër kile oriz”, u shpreh Kryemadhi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akuzat e kryemadhit monika kryemadhi ndihmat e bashkise vjedhjet me ndihmat akuzat e kryemadhit monika kryemadhi ndihmat e bashkise vjedhjet me ndihmat

Sondazh

Poll