Politike

Katër orë mbledhje, palët bien dakord hetimin e krimeve zgjedhore. Përplasje për votimin dhe numërimin elektronik

Këshilli Politik ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Palët kanë rënë dakord për rolin e Policisë në zgjedhje, kamerat në qendrat e votimit dhe numërimit. Maxhoranca dhe opozita janë përplasur për identifikimin, numërimin dhe votimin elektronik.
Featured image of article: Katër orë mbledhje, palët bien dakord hetimin e krimeve zgjedhore. Përplasje për votimin dhe numërimin elektronik Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari dhe Oerd Bylykashi
Përditësuar:

TIRANË- Këshilli Politik ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku për më shumë se 4 orë palët politike kanë diskutuar për pikat kryesore të Reformës Zgjedhore. Dosja.al mëson se dhe në këtë mbledhje ka dalë sërish “tym i bardhë”, pasi palët janë dakordësuar për disa pika.

Mësohet se palët janë dakordësuar për praninë  e policisë në procesin zgjedhor dhe vendosjen e sistemit të monitorimit me kamera të gjitha qendrat e votimit dhe numërimit. Po ashtu është rënë dakord dhe pë vendosjen e oficerëve të policisë në sallat e numërimit të votave.

Maxhoranca dhe opozita kanë ende ndasi, pasi nuk kanë rënë dakord për vendosjen e një ministri teknik 100 ditë para zgjedhjeve, si garanci për një proces të rregull zgjedhor. Po ashtu palët janë përplasur dhe për teknologjinë në zgjedhje, pasi maxhoranca nuk është dakord për identifikimin, votimin dhe numërimin elektronik.

Mbledhja e radhës do të zhvillohet nesër dhe mësohet se në tryezë do të diskutohet dhe për sistemin danez që është propozuar nga ambasada e SHBA në Tiranë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më herët sot paradite, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me anëtarët e Këshillit Politik. Kim ka takuar Oerd Bylykashin, Rudina Hajdarin, Damian Gjiknurin dhe Petrit Vasilin.

Kujtojmë se në mbledhjen e fundit të Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore palët u dakordësuan për  për periudhën zgjedhore nga 3 muaj, në 1 të vetëm. Po kështu kanë rënë dakord për periudhën e votimit, ose në pranverë ose në vjeshtë dhe pati  dakordësi edhe për kuotat gjinore. Palët janë zotuar që Reforma Zgjedhore do të përfundojë deri më 31 maj. Sakaq dy ditë më parë Yuri Kim shkoi në zyrën e Bashës, ku mori premtimin nga ky i fundit se Reforma Zgjedhore do të mbyllet në kohë.

(J.V. A.B. Dosja.al)

  • 22:06

    Vasili akuza maxhorancës: Për shkak të tyre nuk patëm dakordësi, nuk heqin dorë nga vjedhja e votave

     Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cili është dhe pjesë e Këshillit Politik ka treguar detaje nga mbledhja e sotme. I ftuar në studion e emisionit “Open” në Top Channel, Vasili tha se për shkak të maxhorancës nuk kishte dakordësi për disa çështje.

    Petrit Vasili, LSI

     “Ju e patë vetë në deklaratë. Gjiknuri tha se nuk mund të bëjnë ndryshime në polici. Kërkesat e opozitës për reformën zgjedhore, nuk i sjellin asnjë përfitim opozitës. Nuk është e lehtë të ketë marrëveshje ku në dialog ke ata që kanë vjedhur dhe manipuluar zgjedhjet. Nuk është e lehtë të heqësh dorë nga vesi”- tha Vasili.

  • 21:37

    Kim reagon pas mbledhjes së Këshillit Politik: Reforma po përparon shumë, anëtarët do marrin vendime të mençura.

    Ambadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit Politik. Në një postim në mediat sociale, Kim shkruan se Reforma Zgjedhore po përparon shumë.

    Yuri Kim, ambasadore e SHBA

    “Diçka e mirë që dëgjojë se Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore po përparon shumë. Kam takuar të gjithë anëtarët Rudina Hajdari, Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili dhe besoj se ata do të marrin vendime të mençura. Faleminderit që vendosët për të ardhmen”, shkruan Kim.

  • 21:22

    Gjiknuri tregon përplasjet me opozitën: Ngërçi është tek teknologjia në zgjedhje, shpresoj që opozita të mos e përdorë si sebep

    Deputeti i Partisë Socialiste, që është dhe anëtar i Këshillit Politik ka treguar se çfarë është diskutuar në mbledhjen e sotme. Në një deklartatë për mediat, Gjiknuri u shpreh se përplasja mes palëve është për teknologjinë ne zgjedhje. Ai u shpreh se në parim është rënë dakord, por për detajet palët janë të ndara dhe shtoi se kjo nuk duhet një sebep nga opozita për daljen nga tryeza.

    “Sot kishim mbledhjen e radhës për çështjen e krimeve zgjedhore, por dhe monitorimin e qendrave të votimit me kamera. Kemi një debat akoma, është një debat artificial për përfshirjen e teknologjisë në zgjedhje, Kemi rënë dakord në parim, por sot po diskutojmë për detajet e tjera. Bëhet fjalë për identifikimin elektronik në zgjedhje dhe përfshirja e numërimit dhe votimit elektronik. Problemi është sa mund të shtrimet, sdëshira jonë është ta shtrirë. Ne jemi gati që të lemë ekspertët për këtë gjë, pasi duhet parë si do zbatohet dhe sa është kosto. Zgjedhjet nuk vihen në dyshim se nuk funksionon teknologjia. Jemi që kjo të mos përdoret si sebet, pasi garancia për integritetin e zgjedhjeve është në shumë procese të tjera. Jo çdo listë dëshirash nuk mund të kthehet në detyrim për ne”, u shpreh Gjiknuri.

  • 21:12

    Hajdari përsërit thirrjen: Duhet ndryshimi i sistemtit dhe lista të hapura, nesër do diskutojmë për sistemin danez

    Rudina Hajdari, përfaqësuese e opozitës parlamentare në Këshillin Politik ka treguar detaje nga takimi. Hajdari tha se ka kërkuar që nesë rtë diskutohet për sistemin danez, por kërkon dhe hapjen e listave pasi vetëm kështu mund të quhet reformë.

    “Nuk pati shumë dakordësim, pasi kishte ngecje në çështjen e votimin dhe numërimit elektronik. Unë e kam thënë se kjo është një pikë e rëndësishme. Mendoj se nesër do nisin sërish këto dhe nesër do trajtohen sistemi danez. Por unë këmbul pëer ndryshimin e sistemit dhe hapjen e listave”, u shpreh Hajdari.

  • 21:10

    Bylykbashi: Maxhoranca nuk është dakord për votimin dhe numërimin elektronik

    Anëtari i opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, ka folur pas mbledhjes për Reformën Zgjedhore. Në një deklaratë për mediat, Bylykbashi u shpreh se maxhoranca nuk ka pranuar votim, numërim dhe idendifikim elektronik.

    Maxhoranca nuk është e gatshme për identifikimin biometrik dhe votimin e elektronik. Është e vështirë që të arrihet kompromis për çështje të tjera, aj oë presim ne është që maxhornaca të vijë me ide të qarta në mbledhjen e nesërme për votimin dhe idendifikimin elektronik. Ata vunë në pikëpyejte që kjo gjë të realizohej, maxhoranca kërkon që të ketë dakordësi në letër dhe të mos zbatohet asnjë më pas, por opozita e ka bërë të qartë që kjo gjë nuk do lejohet”, u shpreh përfaqësuesi i opozitës.

Shto Koment