Politike

Kryemadhi bën deklaratën e çuditshme: Nuk kemi ndonjë shpresë tek Reforma Zgjedhore

28 Maj 2020, 20:32 Nga DOSJA
Kryemadhi bën deklaratën e çuditshme: Nuk kemi ndonjë

TIRANË- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka folur sot për zhvillimet në Reformën Zgjedhore. Në një intervistë për Syri TV, Kryemadhi u shpreh se ajo dhe Lulzim Basha nuk kanë ndonjë shpresë të madhe tek Reforma Zgjedhore.

“Vendosja e ngritjes së Këshillit Politik ishte një shans ose një mundësi e fundit, që i jepet mazhorancës për të treguar që është e gatshme për të reflektuar apo për të dhënë një shenjë po themi të jetës demokratike në Shqipëri.

Edhe pse unë personalisht, por jam e bindur që edhe vetë z. Basha nuk është se kemi ndonjë shpresë shumë të madhe se reforma zgjedhore do të ndryshojë atë çfarë shqiptarët shikojnë në jetën e përditshme, por ulja në Këshillin Politik dhe përmbyllja e një nga kushteve e cila është reforma zgjedhore mendojmë që është obligimi ynë i fundit politik ndaj partnerëve ndërkombëtarë dhe ndaj BE për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate”, u shpreh Kryemadhi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha monika kryemadhi reforma zgjedhore lulzim basha monika kryemadhi reforma zgjedhore

Sondazh

Poll