Politike

“Ëndërroja të bëhesha prokuror”, Basha tregon për planet e rinisë që s’ju realizuan: Zgjodha tjetër rrugë….

28 Maj 2020, 21:03 Nga DOSJA
“Ëndërroja të bëhesha prokuror”, Basha tregon

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se kur ishte i ri, ëndërronte të bëhej prokuror.

I ftuar në studion e “Opinion”, Basha tha se mund edhe ta kishte ai në dorë vënien e Ramës përpara drejtësisë, nëse do kishte ndjekur ëndrrën e rinisë, por zgjodhi një tjetër rrugë.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Prej 23 vitesh në atë karrige ku jeni ulur ju zoti Basha, ulen të gjithë liderët e Opozitës, dhe të gjithë zoti Basha premtojnë të njëjtat gjëra, thonë që në dorë e ka drejtësia sepse ne e kemi bërë detyrën tonë. Pse të besoj unë? Ç’garanci kam unë që ju jeni ndryshe dhe nuk do të bëni nëjsoj sit ë gjithë paraardhësit tuaj, nuk do të bëni të njëjtën gjë, të thoni fjalë sa për të larë gojë dhe pastaj t’i lini shqiptarët në mes të rrugës?

Lulzim Basha: Për një arsye fare të thejshtë sepse pa ndpdhur kjo qeveria e ardhshme nuk do të ketë mundësi të krijojë asnjë projekt të besueshëm. Jam shumë i ri për t’u koritur para shqiptarëve dhe kam ndërmend të dalë faqe bardhë para shqiptarëve dhe kam detyrim që të gjitha vjedhjet dhe krimet të shkojnë para drejtësisë.

Blendi Fevziu: Të shkojnë para drejtësisë, jo para jush sepse vendimin se merrni ju, por drejtësia

Lulzim Basha: Mund ta kisha marrë nëse do kisha zgjedhur karrierën e prokurorit, që e kam ëndërruar në rininë time, por zgjodha një rrugë tjetër. Jetojmë në një moment shumë interesant dhe shumë premtues, që t’i jepet fund kulturës së pandëshkueshmërisë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll