Politike

“Duhet alternative dhe jo molotov për të ardhur në pushtet”, Duma debat me Sejamimin: Kemi bërë denoncime me emër e mb

28 Maj 2020, 21:14 Nga DOSJA
“Duhet alternative dhe jo molotov për të ardhur në

TIRANË- Analisti Neritan Senjami është përplasur sot me ish-deputeten e Partisë Demokratike, Grida Duma. Të ftuar në studion e emisionit “Open” në Top Channel, Neritan Sejaminit dhe Grida Dumës kanë debatuar për mënyrën se si mund të vijë Partia Demokratike në pushtet.

Analisti u shpreh se opozita duhet të tregojë një alternativë të qartë dhe jo me bomba dhe me molotov.

REPLIKAT

Sejamini: Nuk keni bërë asgjë deri tani. Vetëm keni denoncuar siç mund të bëjë edhë një qytetar i thjeshtë.

Duma: Kemi bërë denoncime me emër e mbiemër.

Sejamini: Nuk mund të vish në pushtet pa alternativë. Duhet të krijoni alternaivën. Nuk na thatë asgjë. Në pushtet vihet me votë dhe jo siç thatë me do vijmë në pushtet në Molotov.

Duma: Partia Demokratike e ka alternativën. Kemi protestuar për të treguar fytyrën e qeverisë.

Sejamini: Kur ju protestonit unë ju kam thënë që do duhet të bëni alternativë dhë lërini molotovët. Prandaj duhet të punoni që të krijoni një alternativë të fortë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike debati ne open grida duma neritan sejamini debati ne open grida duma neritan sejamini

Sondazh

Poll