Politike

Lubonja analizon krizën politike në Kosovë: Duhet një marrëveshje e re mes palëve

28 Maj 2020, 20:18 Nga DOSJA
Lubonja analizon krizën politike në Kosovë: Duhet një

TIRANË- Analisti Fatos Lubonja, ka folur për krizën politike në Kosovës dhe u shpreh se  sipas tij duhet një marrëveshje e re. Ai nuk shikon si zgjidhje zgjedhjet e reja, por shprehet se  qeveria duhet të formohet nga një koalicion i madh. Sipas tij qeveria duhet të formohet vetëm nëse ke maxhorancën, pasi ndryshe do të ketë probleme gjithmonë.

 “Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim që nuk mund të anashkalohet dot partia e parë. Në atë kohë, ishte Albin Kurti në minorancë, e Thaci ishte partia e parë. Në atë kohë, Gjykata tha se Thacit i duhet të bëjë qeverinë. Partia e parë nuk mund të anashkalohet. Kurti protestoi atëherë, se tha mund të ketë shumicën. Pretendimi se partia e parë duhet patjetër të bëjë qeverinë, nuk është normal. Propozimi im është që duhet të ishte bërë marrëveshja që qeverinë e bën ajo parti që bën maxhorancën.

Të bëhet një ndryshim kushtetues me marrëveshje, që të përcaktohet qartë se qeverinë e krijon partia që bën maxhorancën dhe jo partia e parë. Ky është ndryshim që sjell rregullat e lojës në rregull. Gjithsesi, Qeveria Kurti u rrëzua në një mënyrë problematike. Unë këtë zgjidhje shoh. Rregull i ri duhet. Nëse ke maxhorancën, bën koalicionin qeverisës. Kjo do ishte zgjidhja në Kosovë”, shprehet ndër të tjera Lubonja.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatos lubonja kriza politike ne kosove qeveria e re ne kosove fatos lubonja kriza politike ne kosove qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll

Politike 28 Maj 2020, 19:22

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, që është dhe anëtar i Këshillit Politik ka treguar se çfarë është diskutuar në mbledhjen e sotme. Në një dekl...