Politike

“Është tmerruese heshtja e Bashës”, Duma përplaset me Bushatit: Domatet e Rrogozhinës janë halli i popullit

28 Maj 2020, 20:41 Nga DOSJA
“Është tmerruese heshtja e Bashës”, Duma

TIRANË– Analisti Andi Bushati është përplasur sot me ish-deputeten e Partisë Demokratike, Grida Duma. Të ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Bushati ka thënë se heshja e Bashës për mesazhet e publikuara nga Meta është skandaloze.

Pas kësaj deklarate ka nisur debati me Dumës, ku deputetja është shprehur se halli i shqiptarëve nuk është kjo por janë domatet e Rrogozhinës.   

PJESË NGA DEBATI

Bushati: Heshtët për mesazhet që publikoi presidenti. Është tmerruese të heshtësh kur ke kaq kohë që artikulon që Edi Rama ka kapur reformën.

Duma: Shqipëria është vend i vogël dhe rrugëtimi lidhet me partnerët dhe aleatët strategjikë. Vendimet do të duhet të korrespondojnë me vendimet e aleatëve.

Bushati: Me këtë që thua ti, i bie që të duartrokasim zgjedhjen e Arta Markut se e mbështetën ndërkombëtarët. Nuk mund të heshtët para këtyre fakteve dhe të shkosh të merresh me domatet e Rrogozhinës.

Duma: Domatet e Rrogozhinës janë halli i popullit.

Bushati: Nuk mund të heshtësh dhe të bësh çunin e mirë që të përkëdheli Yuri Kim.

Duma: Për zgjedhjen e Arta Markut e di mirë se çfarë bëri PD-ja. Mund t’I vihej flaka parlamentin nga brenda.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike andi bushati debati ne open grida duma andi bushati debati ne open grida duma

Sondazh

Poll