Politike

Kuvendi/ Rama debat me Hajdarin për teatrin. Deputetja: Jeni bërë si Gruevski. Kryeministri: I kam mbaruar fjalët e mia, i d

28 Maj 2020, 06:06 Nga DOSJA
Kuvendi/ Rama debat me Hajdarin për teatrin. Deputetja: Jeni bërë

TIRANË- Kuvendi ka zhvilluar sot seancën plenare, ku deputetët kanë debetaur për rreth katër orë. Depuetja e opozitës, Rudina Hajdari, ka zhvilluar një interpelancë me Kryeministrin Edi Rama për shembjen e Teatrit Kombëtar. 

Hajdari ka kërkuar shpjegime, por ka marrë përgjigje të pakta nga Rama, i cili tha se ç’kishte për të thënë i ka thënë më herët dhe nuk do shtonte asgjë, por citoi disa deklarata të aktorëve të ishin pro shembjes së TK.  Nga ana tjetër Hajdari theksoi se kryeministri është i fiksuar me truallin e Teatrit, ku kërkon të ndërtojë kulla.

Pas interepelencës deputetët e tjerë debatuar me njëri-tjetrin dhe në fokus të tyre ishte Reforma Zgjedhore dhe shembja e Teatrit Kombëtar. Në fund janë miratuar sot disa projektligje dhe projektrezoluta. 

Akti normativ nr. 17, datë 22.04.2020 “Për përjashtimin e zbatimit të procedurave dhe të afateve për përgatitjen e projektdokumentit të programit buxhetor afatmesëm për vitin 2020”, u miratua me 87 vota pro 12 kundër dhe 5 abstenim. Akti normativ nr. 18, datë 23.04.2020, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”, u miratua me 84 vota pro 16 kundër dhe 4 abstenim. Akti normativ nr. 19, datë 23.04.2020, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar”, u miratua me 85 vota pro 12 kundër dhe 6 abstenim.

Kuvendi miratoi dhe projektrezolutën për Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit dhe për Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. 

(J.V. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama myslim murrizi rudina hajdari seancë plenare 28 maj 2020 taulant balla edi rama myslim murrizi rudina hajdari seancë plenare 28 maj 2020 taulant balla

Sondazh

Poll