Politike

“Të zhdukim fekalet e politikës”/ Hysi i tërheq vëmendjen Halit Valterit: Tërhiq fyerjet, kritiko me kulturë

28 Maj 2020, 10:17 Nga DOSJA
“Të zhdukim fekalet e politikës”/ Hysi i tërheq

Tiranë- Deputeti Halit Valteri në seancën e sotme plenare dekalaroi se duhet të zhduken “fekalet” nga politika. Në fjalën e tij ai theksoi se përse nuk është zbardhur akoma atentati ndaj prokurorit, Arjan Ndoja.

“Konflikt i interesi, se kjo qeveri është e lidhur me krimin si çdo qeveri e 30 viteve të kaluara. Dëshmitar kur Rama foli për Arjan Ndojën, sulmi ndaj tij erdhi pikërisht nga ai. Ende nuk është zbardhur ky atentat. Nuk u zbulua se vrasësit dhe bandat janë të lidhur me pushtetin. Rama do mbahet mend si ai që  shpalli tokë e xanun të gjithë kriminelët, e ka bërë që në fillim të 2013, sajoi KCK dhe OFL derisa sa fundi fant spathi Manjën dhe Xhafajt për të kapur drejtësisë. Këta prokuror u trajtoi Ulsiu si kamerier. Duhet të zhdukim këto fekale të politikës me lidhje nepotike. Thirrje SPAK të hetojnë këtë ngjarje dhe shumë të tjera që mbahen në sirtar nga lidhjet e ish- ministrave që ka kjo qeveri, nëse politika do heq duart nga drejtësia do zbardhjen shumë ngjarje. Thirrje Lleshaj t’i turrë në parcelat e hashashit. Ky parlament s’ka nevojë për opozitën se nalgjatësia e tij i ka votat që të kalojë gjithçka”, tha Valteri.

Menjëherë, Vasilika Hysi i tërhoqi vëmendjen deputetit, pasi u shpreh se duhet të tërheqë fyerjet që bëri në seancë.  “Tërhiq fjalët, kritiko me kulturë”, u shpreh ajo.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike halit valteri seancë plenare 28 maj 2020 halit valteri seancë plenare 28 maj 2020

Sondazh

Poll

Politike 28 Maj 2020, 09:38

TIRANË– Deputetët e opozitës së re, kanë rënë shpesh pre e ironisë së kolegëve të maxhorancës gjatë seancave plenare. Pas leximit të rendit të fjalës, drej...