Politike

Kryetari i grupit “Demokraci dhe Drejtësi”, Edmond Stojku kërkon të bëhet anëtar i “Zgjedhores”

28 Maj 2020, 11:03 Nga DOSJA
Kryetari i grupit “Demokraci dhe Drejtësi”, Edmond Stojku

Tiranë- Kryetari i grupit “Demokraci dhe Drejtësi”, Edmond Stojku kërkon të bëhet anëtar i komisionit për Reformën Zgjedhore. Ky grup parlamentar ka në përbërje 9 anëtarë.

 

“Referuar nenit 24 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, më lejoni t’ju drejtohem me këtë kërkesë, për caktimin tim si anëtar i Komisonit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore” , thotë në  kërkesën e tij Stojku.

Procesi i Reformës Zgjedhore është drejt përfundimit.  Në mbledhjen e fundit të Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore palët u dakordësuan për  për periudhën zgjedhore nga 3 muaj, në 1 të vetëm. Po kështu kanë rënë dakord për periudhën e votimit, ose në pranverë ose në vjeshtë dhe pati  dakordësi edhe për kuotat gjinore. Palët janë zotuar që Reforma Zgjedhore do të përfundojë deri më 31 maj. Sakaq dy ditë më parë Yuri Kim shkoi në zyrën e Bashës, ku mori premtimin nga ky i fundit se Reforma Zgjedhore do të mbyllet në kohë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edmond stojku reforma zgjedhore edmond stojku reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 28 Maj 2020, 09:38

TIRANË– Deputetët e opozitës së re, kanë rënë shpesh pre e ironisë së kolegëve të maxhorancës gjatë seancave plenare. Pas leximit të rendit të fjalës, drej...