Politike

1 orë takim me Ruçin dhe Manjën/ Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim shkon në Kuvend, diskutime për Integrimin, Reformën në Dr

28 Maj 2020, 09:25 Nga DOSJA
1 orë takim me Ruçin dhe Manjën/ Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka shkuar në zyrat e Kuvendit, ku edhe ka zhvilluar një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi. Në takimin që zgjati 1 orë mori pjesë edhe kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Pas takimit me Ruçin e Manjën, Kim ka dalë nga godina e Kuvendit, duke mos ndaluar për asnjë moment tek gazetarët për të dhënë detaje nga takimi. Ndërsa pak më pas, Kuvendi ka dhënë detaje nga takimi me ambasadoren, duke bërë me dije se ‘kryefjala’ e takimit ishin reformat në Drejtësi dhe ajo Zgjedhore. 

“Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e reformës zgjedhore, të reformës në drejtësi dhe të procesit të ingrimit europian të Shqipërisë, pas momentit historik të vendimit për çeljen e negociatave nga Bashkimi Europian. Suksesi i reformës zgjedhore dhe i reformës në drejtësi është jetik për ecjen përpara të Shqipërisë, zhvillimin e vendit, konsolidimin e demokracisë dhe suksesin e proceseve integruese. Më herët, Ambasadorja Yuri Kim, pati një takim edhe me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve, z. Ulsi Manja,“-thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndërkohë që pasdite, ambasadorja Kim do të zhvillojë një takim sot edhe me secilin nga përfaqësuesit në tryezën e Reformës Zgjedhore.

Ajo do të takohet me dy bashkëkryetarët; përfaqësuesin e PS-së Damian Gjiknuri, përfaqësuesen e opozitës parlamentare Rudina Hajdari dhe përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci ulsi manja yuri kim gramoz ruci ulsi manja yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 28 Maj 2020, 09:38

TIRANË– Deputetët e opozitës së re, kanë rënë shpesh pre e ironisë së kolegëve të maxhorancës gjatë seancave plenare. Pas leximit të rendit të fjalës, drej...