Politike

Biseda me Varhelyi para takimit të Këshillit Politik, Basha zbardh detajet: E falenderova për mbështetjen e përpjekjeve të

28 Maj 2020, 10:35 Nga DOSJA

TIRANË-Kreu i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bisedë me Komisionerin për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë në BE, Oliver Varhelyi, pak orë përpara mabjtjes së takimit të radhës të Këshillit Politik. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Basha falenderon Varhelyi për mbështetjen e përpjekjeve të PD për reformën zgjedhore.

“Bisedime pozitive me Varhelyi. E falenderova për mbështetjen dhe theksimin e përpjekjeve dhe kontributit të PD për reformën zgjedhore. Duke nënvizuar se vullneti politik është deçiziv për përmbylljen e reformës zgjedhore dhe garantimin e zgjedhjeve demokratike pa blerje vote dhe të pandikuara nga krimi i organizuar”, shkruan Basha në Twitter.

Biseda mes Bashës dhe Varhelyi u konfirmua edhe nga ky i fundit. Varhelyi pak minuta më parë, nëpërmjet një mesazhi në Twitter përshëndeti rifillimin e dialogut mes palëve për reformën zgjedhore. Gjithashtu ai kërkoi që reforma të përmbyllet brenda afatit, pa shtyrje të mëtejshme.

Deklaratat e ndërsjella vijnë pak orë përpara mbatjes së takimit të radhës të Këshillit Politik. Deri më tani palët kanë gjetur konsensusin për periudhën zgjedhore, financimin miks dhe kuotat gjinore. Gjithashtu palët kanë rënë dakord për mos të ndryshuar sistemin zgjedhor dhe e vetmja që ka dalë kundër është deputetja Rudina Hajdari. PD dhe PS ndahen përsa i përket depolitizimit të administratës zgjedhore, ku socialistët e kërkojnë të plotë, ndërsa opozita jashtëparlamentare miks.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha olivér várhelyi reforma zgjedhore lulzim basha olivér várhelyi reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 28 Maj 2020, 09:38

TIRANË– Deputetët e opozitës së re, kanë rënë shpesh pre e ironisë së kolegëve të maxhorancës gjatë seancave plenare. Pas leximit të rendit të fjalës, drej...