Politike

‘Çun tirone, nudist dhe ‘baba i kombit’/ Briken Fejzullai nuk përmbahet, ironi me Ramën: Jepini more një O

28 Maj 2020, 11:38 Nga DOSJA
‘Çun tirone, nudist dhe ‘baba i kombit’/ Briken

TIRANË– Aktivist i shoqërisë civile dhe i emëruar disa kohë edhe si kryebashkiaku i natës në Tiranë, Briken Fejzullai ka ironizuar kryeministrin Edi Rama.

Në një status në Facebook, Fejzullai shkruan se kreu i qeverisë ka luajtur shumë ‘role’ përgjatë jetës së tij, duke nisur nga ai i basketbollistit deri tek ai i ‘babait të kombit’.

Me ironi, ai shkruan se Rama meriton një Oscar pasi ka luajtur më shumë role se Kadri Roshi, Al Pacino dhe disa të tjetër të marrë se bashku.

Çun Tirone, basketbollist, punk, artist, nudist, marksist, fashist, i majtë, i djathtë, no global, piktor, ministër, ateist, mysliman, katolik, ortodoks, kryebashkiak, mason, kryeministër, shofer, shef përmbytjeje, shef tërmeti, shef i shtabit të përgjithshëm, gjeneral, falës mëkatesh, bari’, hoxhë, prift, i ndritur, diplomat, ministër i jashtëm, qytetar, fshatar, hetues, prokuror, gjykatës, president i OSBE, arkeolog, etimiolog, historian, kritik arti, bejtexhi, batutaxhi, bamirograf (lexo: ata që bëjnë bamirësi, me 2 kameramanë dhe 4 fotografë me vete), shkrimtar, regjisor, skenograf, muzikant, arkitekt, designer, inxhinier, fadromist, ndërtues, doktor, epidemiolog, financier, polic i mirë, polic i keq, lider suprem, udhërrëfyes, baba i kombit, i dërguari i Zotit… Praktikisht; ka luajtur më shumë role se Kadri Roshi, Sandër Prosi, Al Paçino dhe Robert de Niro, të marrë së bashku! Give that man an OSCAR!,”-shkruan ai në rrjetin e tij social.

Kryeministri Edi Rama është vendosur në shënjestër të kritikave pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Godina u rrënua më 17 maj të këtij viti në orët e para të mëngjesit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike briken fejzullai edi rama shembet teatri kombetar briken fejzullai edi rama shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll