“Fjalët e të madhit Aleksandër Gjoka do të duken si përkëdhelje”/ Andi Përmeti-Ramës: Mos u tall me shqiptarët, jan
28 Maj 2020, 10:37Nga DOSJA
Tiranë- Deputeti Andi Përmeti në seancën e sotme plenare deklaroi se gjatë kohës së pandemisë Edi Rama është tallur me shqiptarët. Deputeti theksoi se kryeministri nëse vazhdon të tallet me popullin, reagimi qytetar do të jetë i madh, aq sa fjalët e Aleksandër Gjokës do i duken përkëdhelje.
“Me kohën e kufizuar që kam në dispozicion. Pandemia po shkon drejt fundit por përsëri duhet kujdesi. Në fillim të mbylljes shqipetaret u bindën edhe pse me urdhëra nga Facebook, edhe pse me vendime të diskutueshme, edhe pse me pasoja të pariparueshme ekonomike. Shqipëtarët u binden dhe u treguan të kujdesshem. Po ky kujdes dhe kjo bindje në fillim u keqperdor nga Rama derisa javën e kaluar kaloi në tallje. Në 10.00 të darkes lajmeroi kufizimet e fundjavës, mbyllje bizneseve, jo vetem në zonat e kuqe po ne gjithë Shqiperinë. Qindra biznese u gjobitën të nesërmen, pronarët nuk dinin gje, në fund të fundit askush s’ka detyrimin të rri deri me 12 të natës me sy e vesh nga fb i Ramës, i cili edhe dje nga facebook u shfaq si shpëtimtari i shqiptareve nga virusi, jo mjekët, jo infermierët, jo ZOTI po ai vet babi i kombit nga Surreli, me perkrenaren e Skënderbeut nga pas luftoi me armikun e padukshëm dhe shpëtoi shqiptarët. Kur e mendon me qetësi nuk e kupton a po tallet ai me shqiptarët apo është bërë ai për t’u tallur. Por nuk mbaroi me kaq. Po nga Facebook para disa ditësh lajmëroi ndalimin e lëvizjes me makina të dielave nga tetori në mars. Pa pasur pandemi. Pa pasur gjendje të jashtëzakonshme. Thjesht se do ai, babai i kombit nga Surreli. Me ke tallesh Z. Rama? Çfarë kujton ti se janë shqiptarët? Dele? Kavie të eksperimenteve te tua nga Surreli? Shqipëtarë janë të varfër e te vuajtur por janë popull me dinjitet dhe nëse ti nuk ndalon talljen dhe eksperimentet me ta reagimi i tyre do jetë aq i fortë dhe aq i egër, sa fjalët e te madhit Aleksander Gjoka do të të duken si përkedheli.”, u shpreh Andi Përmeti.
TIRANË-Kreu i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bisedë me Komisionerin për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë në BE, Oliver Varhelyi, pak orë përpara mabjtje...
TIRANË– Deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi ka akuzuar kryeministrin e vendit, Edi Rama lidhur me mënyrën sesi ai po drejton vendin. Nga foltorja e Kuv...
TIRANË– Deputeti Muslim Murrizi, nga foltorja e Kuvendit nuk i ka kursyer akuzat ndaj maxhorancës lidhur me qeverisjen e vendit.Në fjalën e tij, Murrizi u ...
Tiranë- Deputeti Halit Valteri në seancën e sotme plenare dekalaroi se duhet të zhduken “fekalet” nga politika. Në fjalën e tij ai theksoi se përse nuk është zb...
BE-Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi ka zhvilluar një bisedë me kreun e PD, Lulzim Basha. Në një postim në ...
TIRANË-Kreu i OSBE në Tiranë, Bern Borchardt, ka përgëzuar palët politike për rifillimin e dialogut për reformën zgjedhore. Në një deklaratë për mediat Bir...
Politike28 Maj 2020, 09:38
TIRANË– Deputetët e opozitës së re, kanë rënë shpesh pre e ironisë së kolegëve të maxhorancës gjatë seancave plenare. Pas leximit të rendit të fjalës, drej...
TIRANË– Deputeti Kostaq Papa pati një kërkesë ndaj kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi në fillimin e seancës së sotme.Pasi ka marrë fjalën nga vendi, Papa...
TIRANË– Deputeti Kujtim Gjuzi ka sulmuar nga Kuvendi ambasadoren e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, duke u shprehur se ajo njeh opozitën jashtëparlamentare dhe ...
FUSHË-KRUJË -Kreu i Partisë Demokratike ka vijuar turin e takimeve me qytetarët në Fushë-Krujë. Basha vizitoi më nga afër fasoneritë, ndërsa dëgjoi ed...