Politike

“Kryeministri di vetëm të bëjë shaka e ironi”/ Gjuzi i revoltuar me qeverisjen e Ramës: Ka vetëm PPP, Rama ta harrojë

28 Maj 2020, 10:32 Nga DOSJA
“Kryeministri di vetëm të bëjë shaka e ironi”/

TIRANË– Deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi ka akuzuar kryeministrin e vendit, Edi Rama lidhur me mënyrën sesi ai po drejton vendin. Nga foltorja e Kuvendit, Gjuzi është shprehur se prej 7 vitesh që Rama është në Kuvend ka dhënë vetëm PPP dhe ka grabitur paratë e shqiptarëve.

Gjuzi ishte i revoltuar edhe me vendimin e kryeministrit Edi Rama për të ndaluar qarkullimin e mjetev të dielën, duke u zotuar se diçka e tillë nuk mund të ndodhte.

Kryeministri sot me fyerje e shantazh iu drejtua deputetëve, por ai atë di prej vitesh që prej rinisë së tij, për ne që e njohim prej kohësh, vetëm të bëjë shaka e ironi. Prej 7 vitesh kemi 0 rritje të pensioneve, vetëm PPP e grabitje, nuk i vjen ën ndihmë familjeve në nevojë, vetëm diskriminon dhe refuzon deputetë e Kuevndit. Lajm i keq ishte edhe bllokimi i lëvizjes së qytetarëve në fundjavë. S’ka për të ndodhur, ta harrojë. Nuk mund të jap një votë pro në aktet normaitve sepse nuk ka sens kur qytetarët nuk kanë marrë pagesat, bizneset nuk kanë marrë pagesat, nuk janë vënë në dispozicion fondet. Ne të opozitës nga 2 min kemi për të folur, le të flasin këta të PS nga 10 apo 20 minuta”, tha Gjuzi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kujtim gjuzi seanca plenare 28 maj 2020 kujtim gjuzi seanca plenare 28 maj 2020

Sondazh

Poll

Politike 28 Maj 2020, 09:38

TIRANË– Deputetët e opozitës së re, kanë rënë shpesh pre e ironisë së kolegëve të maxhorancës gjatë seancave plenare. Pas leximit të rendit të fjalës, drej...