Politike

“Është klienti më i madh i oligarkëve”, Balla sulmon Bashën: Luli nuk ka lidhje me jetën e shqiptarëve, bën teatër

28 Maj 2020, 10:54 Nga DOSJA
“Është klienti më i madh i oligarkëve”, Balla

Tiranë- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,  Taulant Balla në seancën e sotme plenare sulmoi kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Balla theksoi se Basha është klienti më i madh i oligarkëve, me të cilët ka kontrata të mëdha.

“Luli nuk ka lidhje me jetën e shqiptarëve, që të jesh politikan nuk duhet të bësh teatër. Pa dashur të bëj replikë as me Zotin Stojkut, dua tju them disa të vërteta të mëdha. Tërmeti i 26 nëntorit është disa muaj larg, por brenda këtij viti çdo familje në zonat rurale të prekura nga tërmeti do të jenë në shtëpinë e tyre. Të gjitha kantieret në zonat urbane do fillojnë punën.  Luli është klienti më i madh i oligarkëve që ka kontrata të mëdha financiare. Nuk ka nevojë për  400 mijë lekë. Mjaft më me teatër, mjaft më ky diskutimi se si do të ktheheni në Parlament ju apo ne vitin e ardhshëm. Kjo nuk ju intereson shqiptarëve.”, tha Balla.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike seancë plenare 28 maj 2020 taulant balla seancë plenare 28 maj 2020 taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 28 Maj 2020, 09:38

TIRANË– Deputetët e opozitës së re, kanë rënë shpesh pre e ironisë së kolegëve të maxhorancës gjatë seancave plenare. Pas leximit të rendit të fjalës, drej...