Politike

Tryeza e Këshillit Politik, Komisioneri për Zgjerimin në BE mesazh palëve: Të mos ketë shtyrje të mëtejshme

28 Maj 2020, 10:06 Nga DOSJA
Tryeza e Këshillit Politik, Komisioneri për Zgjerimin në BE

BE-Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi ka zhvilluar një bisedë me kreun e PD, Lulzim Basha. Në një postim në Twitter, ai zbulon se mirëpret rifillimin e punë ndër-partiake, për reformën zgjedhore, në Këshillin Politik. Më tej ai shton se është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe integrimin në Bashkimin Europian, që reforma zgjedhore të mbyllet brenda afateve, pa ndonjë shtyrje të mëtejshme.

“Bisedova sot me Lulzim Bashën, duke mirëpritur rifillimin e punës ndërpartiake për reformën zgjeore në Këshillin Politik. Është vendimtare për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt BE, që reforma të përmbyllet pa shtyrje të mëtejshme, në linjë me rekomandimet e marsit të Këshillit të Europës”, shkruan Varhelyi.

Kjo e deklaratë e Varhelyi vjen pak orë përpara mbatjes së takimit të radhës të Këshillit Politik. Deri më tani palët kanë gjetur konsensusin për periudhën zgjedhore, financimin miks dhe kuotat gjinore. Gjithashtu palët kanë rënë dakord për mos të ndryshuar sistemin zgjedhor dhe e vetmja që ka dalë kundër është deputetja Rudina Hajdari.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike olivér várhelyi reforma zgjedhore olivér várhelyi reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 28 Maj 2020, 09:38

TIRANË– Deputetët e opozitës së re, kanë rënë shpesh pre e ironisë së kolegëve të maxhorancës gjatë seancave plenare. Pas leximit të rendit të fjalës, drej...