Zgjedhorja/ OSBE përshëndet rifillimin e dialogut: Nuk duhet të dobësohet tërësia e reformave të tjera
TIRANË-Kreu i OSBE në Tiranë, Bern Borchardt, ka përgëzuar palët politike për rifillimin e dialogut për reformën zgjedhore. Në një deklaratë për mediat Birchardt është shprehur se OSBE po ndjek me interes përpjekjet e të gjithë aktorëve politikë për kompromis. Ai gjithashtu ka dhënë mesazhin, se partitë duhet të ecin në rrugën e gjetjes së kompromiseve konstruktive. Sipas tij, reforma zgjedhore nuk duhet të dobësojë tërësinë e reformave të tjera. Më tej Borchardt ka theksuar se OSBE do të vazhdojë përpjekjen për përmbylljen e reformës.
Mesazhi i plotë:
Përgëzoj partitë politike shqiptare për rifillimin e dialogut për reformën zgjedhore dhe për marrëveshjet e arritura deri tani në Këshillin Politik, ku është vendosur dialog mes qeverisë, opozitës parlamentare dhe asaj jashtëparlamentare. Ne po ndjekim me interes të veçantë përpjekjet e partive për kompromis për çështjet të cilat OSBE/ODIHR i ka vlerësuar si problematike për shumë vjet tashmë: depolitizimi i administratës zgjedhore, balanca gjinore në listat zgjedhore, ngritja e një strukture të posaçme për eliminimin e presionit ndaj administratës dhe të shpërdorimit të burimeve shtetërore, mekanizma më të fortë kundër krimit zgjedhor, kontrolli dhe transparenca e financimit të fushatës, transparenca e medias gjatë zgjedhjeve dhe dhënia fund e praktikës së të ashtuquajturave kaseta të gatshme. Njëkohësisht, reforma zgjedhore nuk duhet të dobësojë tërësinë e reformave të tjera të rëndësishme. Unë i nxit të gjitha partitë në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore të vijojnë të ecin në rrugën e gjetjes së kompromiseve konstruktive dhe ta finalizojnë reformën zgjedhore, në të mirë të Shqipërisë dhe të aspiratave të saj për integrim. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe ODIHR-i do të vijojnë të ofrojnë mbështetje për përmbylljen e kësaj reforme të rëndësishme sa më shpejt, idealisht brenda 31 majit, sikurse janë zotuar partitë politike. Po ashtu, ne do të vijojmë të mbështesim dialogun për teknologjitë e reja të votimit dhe për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Kjo e deklaratë e Borchardt vjen pak orë përpara mbatjes së takimit të radhës të Këshillit Politik. Deri më tani palët kanë gjetur konsensusin për periudhën zgjedhore, financimin miks dhe kuotat gjinore. Gjithashtu palët kanë rënë dakord për mos të ndryshuar sistemin zgjedhor dhe e vetmja që ka dalë kundër është deputetja Rudina Hajdari.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
‘Ne vetëm atë kemi’/ Kostaq Papa kërkon fjalën në Kuvend: Jemi një grup “xhentilmenësh”
TIRANË– Deputeti Kostaq Papa pati një kërkesë ndaj kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi në fillimin e seancës së sotme.Pasi ka marrë fjalën nga vendi, Papa...
Kujtim Gjuzi i ‘mërzitur’ me ambasadoren amerikane: Njeh opozitën e bregun e Lanës. Ruçi e ‘thumbon’: Po të mos kis
TIRANË– Deputeti Kujtim Gjuzi ka sulmuar nga Kuvendi ambasadoren e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, duke u shprehur se ajo njeh opozitën jashtëparlamentare dhe ...
Basha vijon turin e takimeve te fasoneritë në Fushë-Krujë dhe dëgjon hallet e punëtorëve: Po përballen me mungesën e nd
FUSHË-KRUJË -Kreu i Partisë Demokratike ka vijuar turin e takimeve me qytetarët në Fushë-Krujë. Basha vizitoi më nga afër fasoneritë, ndërsa dëgjoi ed...
Lexoi mesazhin e demokratit/ Ruçi i heq fjalën për herë të parë Ramës, kryeministri kërkon ndezjen e mikrofonit me këmb
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka replikuar në seancën e sotme plenare me deputeten Rudina Hajdari. Në interpelancën e thirrur për Teatrin Kombëtar, kreu i ...
“I përçave artistët, teatrin nuk e restaurove me qëllim”/ Rama-Hajdarit: Është e kotë, i dëgjon gjërat gabim nga sh
Tiranë– Replikat në Kuvend mes Hajdarit dhe Ramës për Teatrin. Deputetja Rudina Hajdari deklaroi se Rama i përçau me qëllim artistët që të shemte teatrin...
“Jeni bërë si Gruevski që rrafshoi Shkupin”/ Rama-Hajdarit: S’kam asgjë për të thënë për teatrin, ju jeni në kun
Tiranë– Kryeministri Edi Rama ka replikuar me Rudina Hajdarin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Pasi kjo e fundit e krahasoi me Nikolla Gruevksin, ai u shpreh s...
“Doni të ndërtoni kulla, aty ku shembët teatrin”/ Rama-Hajdarit: Jeni në kundra-vajtje, i dëgjoni gjërat gabim. Depute
Tiranë– Ditën e sotme është zhvilluar interpelanca në Kuvend mes Rudina Hajdarit dhe Edi Ramës për shembjen e Teatrit Kombëtar. Hajdari e quajti të paligjshme s...
“Po shkelni Kushtetutën me Zgjedhoren, po merrni për lider vrasësin e 21 janarit”/ Ruçi debat me Gjuzin: Partia e Lanës
Tiranë- Nis seanca plenare. Debat mes Kujtim Gjuzit dhe Gramoz Ruçit. Deputeti shprehet se po shkelet Kushtetuta, përsa i përket Reformës Zgjedhore. Sip...
Finacimet në bujqësi/ Rama: Nesër fillon procesi, fermerët mund të aplikojnë në faqen e AZHBR-së
Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga nesër fermerët mund të aplikojnë për financim nga skema kombëtare. Në një postim në Facebook kreu i qeverisë sq...