Politike

Kujtim Gjuzi i ‘mërzitur’ me ambasadoren amerikane: Njeh opozitën e bregun e Lanës. Ruçi e ‘thumbon’: Po të mos kis

28 Maj 2020, 09:17 Nga DOSJA
Kujtim Gjuzi i ‘mërzitur’ me ambasadoren amerikane: Njeh

TIRANË– Deputeti Kujtim Gjuzi ka sulmuar nga Kuvendi ambasadoren e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, duke u shprehur se ajo njeh opozitën jashtëparlamentare dhe jo atë në sallë.

Ai u shpreh se opozita në Kuvend nuk është si ajo që dogji mandatet pasi nuk ka më hedhje çizmesh dhe bojë në sallë.

Nuk duhet të shkelin Kushtetutën për t’u marrë vesh me Partitë politike që kanë dalë në bregun e Lanës. Do t’iu lutesha të mbani në vëmendje këshillimin tim. Kujtim Gjuzi proteston me forcë për persona diplomatik që na detyron me forcë se kush është lideri i opozitës. Që kur ne jemi këtu nuk ka më bojë, çizme”, tha Gjuzi.

Ndërsa replikën Gjuzit ia ktheu kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili u shpreh se nëse nuk do kishte dalë partia e Lanës nga Kuvendi, ai nuk do të ishte në sallë.

Nëse nuk do kishte dalë partia e Lanës ti nuk do ishe këtu në sallë. Dua të kujtoj se ke konkurruar dhe nuk ke votuar as vetë për Partinë tënde, zero vota”, tha Ruçi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kujtim gjuzi seanca plenare 28 maj 2020 yuri kim kujtim gjuzi seanca plenare 28 maj 2020 yuri kim

Sondazh

Poll