Politike

Basha vijon turin e takimeve te fasoneritë në Fushë-Krujë dhe dëgjon hallet e punëtorëve: Po përballen me mungesën e nd

28 Maj 2020, 09:07 Nga DOSJA
Basha vijon turin e takimeve te fasoneritë në Fushë-Krujë

FUSHË-KRUJË -Kreu i Partisë Demokratike ka vijuar turin e takimeve me qytetarët në Fushë-Krujë. Basha vizitoi më nga afër fasoneritë, ndërsa dëgjoi edhe hallet e punonjësve.

Kryedemokrati hodhi sërish akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ka lënë pa mbështetje punëtorët.

Postimi i plotë

Shqiptarët në çdo cep të vendit po përballen sot me mungesën e ndihmës së qeverisë të premtuar gjatë pandemisë. Premtime boshe nga një njeri i dështuar! Më shumë varfëri dhe papunësi për qytetarët ndërkohë që lekët e tyre Edi Rama i ndan me një grusht oligarkë.

Punonjës dhe drejtues të disa fasonerive në Fushë-Krujë më folën për hallet e tyre të lidhura me mungesën e mbështetjes dhe ndihmës nga qeveria gjatë pandemisë. Paga e premtuar nga Edi Rama është një tjetër dështim i tij të cilën shumica e punojësve nuk e ka marrë. Pronarët janë detyruar të largojnë punonjësit nga puna ndërsa e ardhmja e afërt duket e zymtë për ta, pasi mungesa e ndihmës ekonomike po e çon biznesin e fasonerisë drejt mbylljes.

Sikur të paguante pagën minimale për këtë kategori punonjësish buxhetit të shtetit do t’i kushtonte 25 milionë euro. Këto para që ju takojnë njerëzve Rama ua jep oligarkëve pasi ka shitur pronat e shqiptarëve dhe shtetin tek oligarkët dhe po bën tregti edhe me djersën e njerëzve. Edhe në këto kohë emergjence, Rama zgjodhi të ndajë paratë dhe pasuritë e shqiptarëve me oligarkët duke i braktisur njerëzit kur ata kanë më shumë se kurrë nevojë për mbështetje.

Kujtojmë këtu se fasoneritë janë kthyer në vatra të COVID-19 në vendin tonë, duke e kthyer Krujën në një zonë të nxehtë. Jo vetëm në Fushë-Krujë, e Krujë, por edhe në Durrës për shkak të transmetimit të virusit nëpër fasoneri janë shënuar dhjetëra raste me COVID-19.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fasonerite ne fushe-kruje lulzim basha fasonerite ne fushe-kruje lulzim basha

Sondazh

Poll