Aktualitet

I mituri ra në kontakt me energjinë elektrike dhe humbi jetën, dy punonjësit e Bashkisë Berat shpallen të pafajshëm, Gjyk

26 Maj 2020, 09:11 Nga DOSJA
I mituri ra në kontakt me energjinë elektrike dhe humbi jetën, dy

BERAT– Gjykata e Beratit ka liruar dy punonjësit e Bashkisë pas arrestimit të tyre për vdekjen e 4-vjeçari, i cili ra në kontakt me disa kabuj elektrikë. Për Poli Ikonomin dhe Llazar Oxhollin, është vendosur masa “detyrim paraqitje”.

32-vjeçari Poli Ikonomi mban detyrën e drejtorit të shërbimeve në Bashki, ndërsa Llazar Oxholli, 61 vjeç, është përgjegjës për ndriçimin.

Disa ditë më parë, nga Policia u morrën nën hetim edhe 4 elektriçistë: F. T., H. I., E. B. dhe M. K., të gjithë banues në Berat.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 22 majit në Berat, ku një fëmijë 4 vjeç ra në konktakt me energjinë elektrike dhe humbi jetën. Fëmija ishte duke luajtur në park, kur preku një prej telave që ushqente dritat e parkut.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet berat femija bie ne kontakt me energjine llazar oxholli poli ikonomi vdes femija ne berat berat femija bie ne kontakt me energjine llazar oxholli poli ikonomi vdes femija ne berat

Sondazh

Poll