Aktualitet

U akuzua për fshehje të pasurisë, KJV konfirmon në detyrë komandatin e Gardës, Gramoz Sako

26 Maj 2020, 08:45 Nga DOSJA
U akuzua për fshehje të pasurisë, KJV konfirmon në

Tiranë- Komisioni i Jashtën i Vlerësimit ka konfimuar në detyrë komandantin e Gardës, Gramoz Sako. Sako iu nënshtrua ditën e sotme procesit të Vettingut, prej ku rezultoi i pastër në tri shtyllat, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Në seancën dëgjimore të 5 shkurtit u tha se Sako ka probleme me pasurinë, pasi kishte bërë deklarime të rreme dhe kishte fshehur të ardhurat. Por tashmë ai është konfirmuar në detyrë. Ndërkohë 4 ditë më parë u kofirmua në detyrë kreu i Forcave Lëvizëse Operacionale në Policinë e Shtetit,  Sokol Bizhga.  Fillimisht u deklarua se ai kishte probleme me pasurinë dhe gradën, por KJV mori vendimin që kreu i FLO-së, Sokol Bizhga të konfirmohet në detyrë.

Pak muaj më parë  u konfirmua në detyrë nëndrejtori i Përgjithshëm i SHÇBA-së , Adriatik Ago. Me sukses ka kaluar Vettingun edhe Ardi Veliu, Drejtorit i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ndërkohë pak javë më parë Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit shkarkoi nga detyra ish-drejtuesin e Inspektimit dhe Ankesave në SHÇBA, Oltion Shehun. Shehu u penalizua pasi nuk justifikonte dot shpenzimet në raport me të ardhurat e tij, të cilat kapnin shumën e rreth 1.4 milion lekëve. Më 4 mars kaloi me sukses Vettingun Arben Dashi, drejtori i Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gramoz sako nis vettingu në polici gramoz sako nis vettingu në polici

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Maj 2020, 06:40

Tiranë- Gazetari Ylli Rakipi ka deklaruar në TVT se tashmë dihet që Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë një marrëveshje të fshehtë që të ndërrojnë pushtetin me njëri...