Aktualitet

Mos dilni pa çadër nga shtëpia, tre qytetet ku sot do të ketë reshje të dendura shiu (PARASHIKIMI)

26 Maj 2020, 07:18 Nga DOSJA

Tiranë- Ditën e sotme do të ketë reshje shiu në 3 qarqe të vendit. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit sot do të ketë reshje shiu në Tiranë, Elbasan dhe Korçë. Temperaturat mininale në zonat malore do të shkojnë në 6 gradë, ndërsa në zonat e ulëta do të shkojnë në 12 gradë.

“E martë, dt. 26 priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet e vendit por lokalisht mesatare në qarqet Tiranë, Elbasan dhe Korçë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 13 / 22°C, në vendet e ulëta: 12 / 23°C, në vendet malore: 6 / 16 °C.  Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.”, njofton IGJEUM.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti 26 maj 2020 moti 26 maj 2020

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Maj 2020, 06:40

Tiranë- Gazetari Ylli Rakipi ka deklaruar në TVT se tashmë dihet që Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë një marrëveshje të fshehtë që të ndërrojnë pushtetin me njëri...