Aktualitet

Kishte rrethuar plazhin publik me mure betoni, arrestohet 66-vjeçari te Shkëmbi i Kavajës

26 Maj 2020, 07:25 Nga DOSJA
Kishte rrethuar plazhin publik me mure betoni, arrestohet 66-vjeçari te

Durrës- Policia e Durrësit ka arrestuar 66-vjeçarin me inciale  I.K, pasi në zonën e Shkëmbit të Kavajës kishte zaptuar një plazh publik. Sipas Policisë brenda 5 ditësh IKT do të prishë muret e betonit. Mbi 66-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”.

Njoftimi i Policisë:

Vijon operacioni kundër krimeve mjedisore, zaptimit të pronës publike në plazhe, ndotjes së mjedisit dhe ndërtimeve pa leje. Kontrolle të shtuara në zonën bregdetare, nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit (IKMT). Evidentohet te Shkëmbi i Kavajës, një rast i zaptimit të pronës publike dhe ndërtimit pa leje. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me IKMT-në, te Shkëmbi i Kavajës, para lokalit të shtetasit I. K. kanë konstatuar se ai kishte zaptuar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke, pronë publike plazh, duke e rrethuar me mur dhe plate betoni.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin shtetasin I. K., 66 vjeç, banues në Durrës. Ndërkohë, IKMT ka plotësuar dokumentacionin për prishjen e këtij ndërtimi brenda 5 ditësh. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 66-vjeçari rrethimi i plazhit në kavajë arrestohet 66-vjeçari rrethimi i plazhit në kavajë

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Maj 2020, 06:40

Tiranë- Gazetari Ylli Rakipi ka deklaruar në TVT se tashmë dihet që Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë një marrëveshje të fshehtë që të ndërrojnë pushtetin me njëri...