Aktualitet

“350 mln euro dëm nga keqmenazhimi i krizës”/ Konfindustria kërkesë qeverisë: Hiqni masat shtrënguese, kjo do të rris

26 Maj 2020, 08:41 Nga DOSJA
“350 mln euro dëm nga keqmenazhimi i krizës”/

Tiranë- Konfindustria i kërkon qeverisë rikthimin e menjëhershëm në normalitet të jetë ekonomike. Sipas Konfindustrisë dëmi ekonomik i përllogaritur në muajt mars-prill llogaritet në 2 miliardë dollarë. Po kështu theksohet se nëse nuk hiqen masat shtrënguese, kjo do të rrisë faturën e dëmit.

“Vetëm në muajt mars dhe prill 2020 vlerësimet e Konfindustrisë, të pranuar edhe nga përfaqësues të ekzekutivit, kanë përllogaritur një dëm ekonomik prej më shumë se 1,2 miliardë $ për ekonominë formale dhe mbi 2 miliardë $ për ekonominë reale të Shqipërisë. Nga vlera e mësipërme të paktën 350 milionë $ përllogariten të jenë dëme të shkaktuara drejtpërdrejtë nga keqmenaxhimi i krizës. Fatura e mësipërme po vazhdon të rritet me çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë vonesë drejt rikthimit në normalitet”, thuhet në njoftimin e Konfindustirsë.

Më tej theksohet se vendet e tjera, të cilat u prekën nga pandemia kanë zbatuar masat lehtësuese.

“Të gjitha vendet historike të BE, që u prekën më dhjetëra herë më rëndë sesa Shqipëria nga kriza shëndetësore e Covid 19, zbatuan masa shumë herë më të lehta të izolimit dhe njëkohësisht janë shumë më përpara në rikthimin në normalitet. E njëjta gjendje është edhe për vendet e Rajonit, që praktikisht janë rikthyer në normalitet të plotë. Përfundimi është një faturë financiare shumë më e rëndë krahësimisht vendeve të tjera për qytetarët dhe goditje e fortë ndaj fuqisë së konkurrencës të ekonomisë shqiptare”, thuhet në njoftim.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet konfindustria kërkesë qeverisë konfindustria kërkesë qeverisë

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Maj 2020, 06:40

Tiranë- Gazetari Ylli Rakipi ka deklaruar në TVT se tashmë dihet që Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë një marrëveshje të fshehtë që të ndërrojnë pushtetin me njëri...