Aktualitet

Pezullimi nga detyra/ Luan Daci ankimon vendimin e GJKKO-së: Nuk kam falsifikuar asnjë dokument

26 Maj 2020, 06:56 Nga DOSJA
Pezullimi nga detyra/ Luan Daci ankimon vendimin e GJKKO-së: Nuk kam

Tiranë- Ish-gjyqtari i Komisionit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci ka ankimuar vendimin e GJKKO-së për pezullimin nga detyra.

“Nuk kam falsifikuar asnjë dokument dhe nuk kam shkelur ligjin, ndaj më hiqni masën e pezullimit si gjyqtarë i kolegjit të apelimi”, kjo është kërkesa e gjyqtarit Daci.

Dy ditë më parë Gjykata e Posaçme la në fuqi pezullimin nga detyra të ish-gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelit, Luan Daci. Avokatët e tij u shprehën se gjykata gaboi dhe se do të apelojnë vendmin. Ndërkohë Prokuroria këmbëngul që Daci nuk ka informuar institucionet se në vitin 1997 është shkarkuar nga detyra, por ka paraqitur rrethana të rreme.

Ndërkohë më 20 maj, SPAK, (Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion), pas disa muajsh hetime pezulloi nga detyra gjyqtarin Luan Daci. Daci ishte pjesë e trupës kolegjiale të Komisionit të Posaçëm të Apelimit që ka për detyrë marrjen e vendimeve përfundimtare për rrëzimin ose jo të vendimeve për gjyqtarët që skanohen në Vetting.  Ai u denoncua publikisht nga “viktima” e tij. Ishte ish-prokurorja Antoneta Sevdari që akuzoi Dacin se kishte mashtruar institucionet shqiptare. Siç provoi edhe SPAK, Luan Daci nuk u largua vetë nga sistemi, por sipas dokumenteve zyrtare ai u shkarkua në vitin 1997 për paaftësi në punën e tij.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet luan daci pezullohet luan daci luan daci pezullohet luan daci

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Maj 2020, 06:40

Tiranë- Gazetari Ylli Rakipi ka deklaruar në TVT se tashmë dihet që Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë një marrëveshje të fshehtë që të ndërrojnë pushtetin me njëri...