Aktualitet

25 raste të reja me COVID-19/ Vdes 69-vjeçari tek Infektivi, Call-Center-i në Tiranë vatër “e nxehtë” infeksioni, prek

26 Maj 2020, 07:35 Nga DOSJA

Tiranë- Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve në vend. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me COVID-19 25 persona të tjerë. Kështu numri total i të infektuarve ka shkuar në 1029. Harta është zgjeruar me 25 raste të reja në Tiranë dhe 1 në durrës. 15 nga të prekurit në Tiranë janë punonjës të një Call-center dhe kontakte të tyre.  Ndërkohë gjatë orëve të fundit ka humbur jetën një 69-vjeçar me iniciale S.K, i cili po merrte mjekim në spitalin Infektiv. Numri total i viktimave ka shkuar në 33.  Ndërsa në spitale po marrin mjekim 17 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive. Ndërkohë janë shëruar edhe 8 qytetarë të tjerë dhe numri total i shëruarve ka shkuar në 803.

Mbrëmjen e djeshme, në  emisionin “360gradë”në RTV Ora, Pëllumb Pipero deklaroi se  është kundër mbajtjes së maskave dhe doreza në rrugë. Po kështu ai bëri thirrje që plazhet të hapen sa më shpejt, pasi sipas tij virusi nuk transmetohet nëpërmjet ujit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shiqperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shiqperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Maj 2020, 06:40

Tiranë- Gazetari Ylli Rakipi ka deklaruar në TVT se tashmë dihet që Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë një marrëveshje të fshehtë që të ndërrojnë pushtetin me njëri...