Sport

Askush nuk e kupton heshtjen e qeverisë, FSHF dërgon letrën e radhës për dy ministret

25 Maj 2020, 19:23 Nga DOSJA
Askush nuk e kupton heshtjen e qeverisë, FSHF dërgon letrën e

Federata Shqiptare e Futbollit i ka çuar një tjetër letër qeverisë shqiptare, duke iu drejtuar ministreve Manastirliu dhe Shahini. Organi më i lartë i futbollit në vend ka bërë të qartë se po pret një miratim për datën 3 qershor, si data e rifillimit të Superiores.

Prej ditësh mediat janë informuar se FSHF caktoi datën 3 qershor për rifillimin e elitës së futbollit shqiptar, ndërsa datën 7 qershor për rifillimin e Kategorisë së Parë dhe të Dytë. Gjithsesi, ende nuk ka miratim nga Qeveria e Shqipërisë për këto data.

Skuadrat profesioniste, ndërkohë, kanë dalë në stërvitje që më 18 maj, por drejtuesit presin të kuptojnë se kur do të rikthehen të luajnë. Letra e FSHF-së dërguar qeverisë pritet të ketë përgjigje, një përgjigje e cila duhet të ishte dhënë sot.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport federata fshf futboll federata fshf futboll

Sondazh

Poll