Sport

Ylli i Juventusit rikthehet pas në kohë: Kam menduar shkëputjen nga futbolli

25 Maj 2020, 17:58 Nga DOSJA
Ylli i Juventusit rikthehet pas në kohë: Kam menduar shkëputjen

Braziliani i Juventusit, Douglas Costa, është një nga lojtarët më të mirë të Serie A. Ish-ylli i Bayernit është shumë i talentuar, por karriera e tij ka qenë e shoqëruar me dëmtime të shumta që e kanë mbajtur jashtë fushash për shumë kohë.

29-vjeçari ka bërë një intervistë shumë interesante ku pranon se ka menduar dhe të hiqte dorë nga futbolli. “Kishte disa momente që mendoja: ‘A mund të luaj sërish?’, sepse futesha në fushë dhe dëmtohesha shërish.

“Pastaj kur shihja futboll në TV mendoja se ky është pasioni im dhe unë ende mund të bëj mirë në nivele të larta. Futbolli më mban gjallë dhe nuk ka të bëjë aspak me faktin e të fituarit para dhe të jesh i famshëm”, – tha ai.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport costa juve serie a costa juve serie a

Sondazh

Poll