Sport

“Janë si “dema”, zbulohet raporti mjekësor i futbollistëve të Barcelonës

25 Maj 2020, 11:33 Nga DOSJA

SPANJË– Skuadra e Barcelonës është gati të “ndezë motorrët” për rifillimin e kampionatit, tani pritet që skuadra katalanase të zbresë në fushë më datë 8 për të mos hequr dorë nga titulli kampion. Stafi mjekësor i klubit ka punuar imtësisht, në mënyrë që lojtarët të jenë gati, nga një raport i publikuar nga gazeta spanjolle “Sport”, deklarohet se të gjithë futbollistët gëzojnë një formë shumë të mirë fizike, asnjë dëmtim apo shqetësim muscular për futbollsitët e Barcelonës.

Jo vetëm kaq, pasi ata kanë rritur ndjeshëm edhe formën fizike dhe atletike gjatë javës së stërvitjes në grup. Po ashtu, sipas raportit mjekësor të publikuar nga e përditëshmja iberike, Messi dhe shokët e tij janë të përgatitur psikologjikisht të kthehen në fushë. ”,

Kike Setien ka mbetur shumë i kënaqur nga raporti mjekësor, aq sa i ka thënë stafit të tij se lojtarët janë si “dema”. Edhe në raportin e parë të hartuar nga stafi mjekësor pas përfundimit të izolimit, futbollistët e Barcelonës u kthyen në stërvitje me një formë fizike dhe atletike shumë më të mirë nga sa parashikohej.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona ekipi spanjoll barcelona ekipi spanjoll

Sondazh

Poll