Sport

Kanë katër muaj pa u paguar, por lojtarët e Vllaznisë rikthehen në stërvitje me… sytë nga qielli

25 Maj 2020, 15:25 Nga DOSJA
Kanë katër muaj pa u paguar, por lojtarët e Vllaznisë

Rroga në futbollin shqiptar konsiderohet luks dhe e merr zakonisht një herë në tre muaj. Këtë e kuptojnë mirë edhe lojtarët e Vllaznisë, të cilët janë kthyer në stërvitje, edhe pse nuk paguhen prej 3 muajsh dhe administrohen nga Bashkia, ku supozohet se rrogat janë të sigurta.

Lojtarët kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore, ndërkohë që pasdite do të ketë një seancë të dytë. Duke nisur nga e marta, ekipi kuqeblu raportohet që do të zhvillojë nga dy seanca në ditë dhe të enjten do të jenë pushim.

Mediat lokale në Shkodër shkruajnë se lojtarëve kuqeblu u është premtuar marrja e pagave nga janari deri tani nga kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.

Pritet që ata të paguhen më 3 qershor.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ademi rrogat vllaznia ademi rrogat vllaznia

Sondazh

Poll