Sport

Rrëfimi i Sadikut: Kam menduar të largohesha nga Spanja, më i miri është De Biasi

25 Maj 2020, 16:17 Nga DOSJA
Rrëfimi i Sadikut: Kam menduar të largohesha nga Spanja, më i

Armando Sadiku ka qenë i ftuar në ‘’Ora Sport’’ në RTV ORA, ku ka rrëfyer se ka pasur momente ku ka dashur t’i japë fund aventurës te Malaga, sepse ka vuajtur për t’u përshtatur. Gjithsesi, ai tani ndihet më mirë.

‘’Doja të largohesha nga Spanja, sepse atje ndihesha sikur nuk kisha fat. Nuk po luaja, por e kalova këtë situatë me mbështetjen e presidentit të Levantes, i cili më garantoi pagat gjatë kohës që do huazohesha te Malaga”, ka thënë sulmuesi i kombëtares.

“Trajneri më i mirë është De Biasi”, është përgjigjur ai për pyetjen se cili trajner i pëlqen më shumë. “Shokët më të mirë janë Andi Lila dhe Odise Roshi. Nuk jemi takuar me Keidin Baren, sepse kemi orare të ndryshme. Disa stërviten në stadium, disa në anekse. Unë në fund të sezonit kthehem te Levante”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport rrefimi sadiku trajneri rrefimi sadiku trajneri

Sondazh

Poll