Sport

Klopp bisedon në Skype me objektivin e merkatos, ka frikë se prish ekuilibrat e skuadrës

25 Maj 2020, 18:02 Nga DOSJA
Klopp bisedon në Skype me objektivin e merkatos, ka frikë se prish

Jurgen Klopp duket se e ka shumë seriozisht për sulmuesin Timo Werner. Sulmuesi i talentuar gjerman ka deklaruar vetë në media se dëshiron të transferohet në Premier League dhe destinacioni i tij pritet të jenë”Të kuqtë”.

Leipzig, ndërkohë, është bindur përfundimisht që sulmuesi dëshiron të largohet dhe nuk duket pengesë. Sipas asaj që shkruan Goal, Klopp ka patur një takim virtual me sulmuesin kryesor të kombëtares gjermane në Skype. Dëshira e këtij të fundit është të kalojë sezonin e ri në Angli.

Trajneri gjerman nuk është ende i bindur për diçka të tillë. Numri një i stolit nuk dëshiron që të prishë sulmin e tij fantastik me treshen Mane-Salah-Firmino. Klopp po mundohet të bindë lojtarin që të kalojë në Anfield sezonin e ardhshëm.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport klopp liverpool merkato klopp liverpool merkato

Sondazh

Poll