Sport

Arrestohet tenisti i njohur, dhunoi gruan në sy të fëmijës

25 Maj 2020, 16:19 Nga DOSJA
Arrestohet tenisti i njohur, dhunoi gruan në sy të fëmijës

GJEORGJI-Tenisti i njohur gjeorgjian, Nikoloz Basilashvili, është arrestuar së fundmi nga policia, për dhunë ndaj ish-gruas së tij. rokuroria gjeorgjiane ka konfirmuar që ndalimi është bërë në 22 maj, ditën pas agresionit të pretenduar. Tenisti është lënë i lirë pasi ka paguar shumën e 30mijë dollarëve, por duhet të dalë para gjykatës brenda fundit të vitit.

“I ka mohuar akuzat, sepse nuk ka kryer asgjë. Nuk ka prova për këtë cështje”, ka thënë avokati i tij për agjensinë Inter Presse News. Sipas akuzës dhuna është kryer para të birit.

Nëse do të konsiderohet fajtor, ai rrezikon një dënim me 200 deri në 400 orë në shërbim të komunitetit ose një deri në tre vjet burg. Edhe i ati i tenistit është arrestuar sipas medias lokale.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport nikoloz basilashvili tenisti gjeorgjian nikoloz basilashvili tenisti gjeorgjian

Sondazh

Poll