Sport

Nesër super dueli Bayern-Dortmund, flet trajneri Flick: Nuk vendoset këtu titulli

25 Maj 2020, 17:56 Nga DOSJA
Nesër super dueli Bayern-Dortmund, flet trajneri Flick: Nuk vendoset

Nesër Bayern dhe Dortmund do të luajnë ndeshjen më të bukur të vitit në Gjermani. Trajneri bavarez, Hansi Flick, nuk mendon se kjo sfidë do përcaktojë kampionin.

“Përballja ndaj Dortmund nuk do të jetë garë që vendos titullin!” Kështu tha ai sot në konferencën për shtyp përpara sfidës në “Signal Iduna Park”. Flick ka konfirmuar se Thiago Alcantara do të mungojë, teksa rikuperon Boateng në mbrojtje.

“Ka ende disa ndeshje për të luajtur dhe më e rëndësishmja është që të kalojmë kufinjtë tanë çdo ndeshje. Eshtë fantastike kur përballë dy ekipe të tilla”.

“Borussia është një ekip i fortë dhe që është fuqizuar shumë në janar duke afruar një talent si Haaland. Eshtë një nga ekipet më të forta në Europë”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern bundesliga flick bayern bundesliga flick

Sondazh

Poll