Sport

Andi Lila presion qeverisë: Miratoni reformën e sporteve, ose bojkotojmë gjithë kampionatin

25 Maj 2020, 15:58 Nga DOSJA
Andi Lila presion qeverisë: Miratoni reformën e sporteve, ose

Ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare, aktualisht president i Sindikatës së Futbollistëve, Andi Lila, mendon se futbolli shqiptar nuk ka kuptim të luhet, nëse qeveria nuk ndihmon me ligjin e shumëkërkuar të sporteve.

Ai së fundmi deklaroi në “Ora Sport”, se nëse qeveria nuk er miraton reformën në sport, futbollistët duhet të bojkotojnë bashkarisht kampionatin e Superiores.

“Nuk pashë asnjë klub ta ngrejë zërin tek Asambleja e Federatës Shqiptare të Futbollit. Respekt për të gjithë anëtarët e FShF-së, sepse kanë investuar, por nëse nuk flasim për problemet tona, nuk fitojmë asgjë”, është shprehur Lila.

“Ne jemi gati të sjellim një frymë të re si sindikatë. Jemi gati të bllokojmë kampionatin, derisa reforma në sport të miratohet”, ka shtuar ai me shumë vetëbesim.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport andi lila fshf sport andi lila fshf sport

Sondazh

Poll