Sport

Kërkuan falje por presidenti i La Ligas nuk toleron: Katër futbollistët që thyen rregullat e karantinës nuk do t’i shpët

25 Maj 2020, 11:22 Nga DOSJA

SPANJË-Katër lojtarë të Sevillas u mblodhën në fundjavë për një drekë me personat e dashur, një numër total prej 12 personash. Në Spanjë nuk lejohet grumbullimi që kalon numrin e dhjetë personave.

Banega, Ocampos, Vasquez dhe De Jong, e thyen këtë rregull dhe gabuan.

“I kërkojmë falje klubit dhe tifozëve tanë. Nuk do të përsëritet më diçka e tillë, tani duam të rikthehemi të luajmë sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh Banega. Rreth kësaj ngjarje ka reaguar edhe presidenti i Ligës. Javier Tebas vlerëson ndjesën e futbollistëve, por ata nuk do t’ia hedhin paq.

“Është e papranueshme, duhet të jemi shumë të përgjegjshëm për gjërat që bëjmë në mjedisin ku jetojmë, ftoj lojtarët që të vazhdojnë të respektojnë këtë linjë të vetëdijes. E vlerësoj faktin që kanë kërkuar falje, por katër futbollistët nuk do t’i shpëtojnë masave disiplinore“, deklaron Tebas.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport javier tebas sevilla javier tebas sevilla

Sondazh

Poll