Aktualitet

Bie në pranga kosovari në Itali, ndërmjetës i grupit që iu sekuestrua 20 milionë € drogë

30 Mars 2019, 08:00 Nga DOSJA
Bie në pranga kosovari në Itali, ndërmjetës i grupit që

ITALI- 120 kilogram drogë janë sekuestruar ditën e djeshme nga Policia Italine, dhe një person me orgjinë shqiptare është arrestuar. Sipas mediave në vend bëhet me dije se  shqiptari i arrestuar është Qerim Lumi, me orgjinë nga Kosova.

Ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të një operacioni të koduar “Alba Bianca”, i cili u realizua në shtator të vitit të shkuar, duke çuar në identifikimin 40 trafikantëve të drogës, 30 prej të cilëve përfunduan në rrjetën e “Guardia di Finanza” në Trento.

Lumi, i arrestuar në këtë operacion të gjerë nga Guarda Di Finanza shërbente si ndërlidhës dhe transportues i drogës.

Gjatë operacionit, policia kapi 120 kg drogë, heroinë, kokainë dhe marijuanë, me një vlerë në tregun me pakicë prej 20 milionë eurosh. Gjithashtu u sekuestruan edhe 8 automjete të përdorura për transportin e drogës dhe mbi njëqind mijë euro para të gatshme.

Operacioni kishte shkaktuar një goditje të rëndë në kanalet e furnizimit të drogës nga Evropa veriore në Itali, duke konfirmuar rëndësinë e boshtit të Brennerit si një udhëkryq për trafikun ndërkombëtar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 20 milione euro droge alba bianca arrestohet kosovari ne itali qerim lumi 20 milione euro droge alba bianca arrestohet kosovari ne itali qerim lumi

Sondazh

Poll