Aktualitet

E ndoqën për 2 javë, kush është grupi i hajdutëve që i morën 60 mijë $ kambistit (Detajet)

30 Mars 2019, 06:56 Nga DOSJA
E ndoqën për 2 javë, kush është grupi i hajdutëve

TIRANË- Katër persona janë arrestuar në total për grabitjen e ndodhur mëngjesin e djeshëm në rrugën e “Barrikadave” në Tiranë, ku një kambisti i morën 60 mijë Dollarë Pas arrestimit të një prej grabitësve nga një efektiv i Rrugores, pak minuta pas ngjajres, blutë e Tiranës kanë vijuar kërkimet për personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Burime për Dosja.al nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se në orët e darkës kanë rënë në pranga dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, një 22-vjeçar në Fushë Krujë, ndërsa personat e tjerë janë arrestuar tek rruga e burgut, “Jordan Misja”.

Të gjithë të arrestuarit mendohet se kanë qenë një grup i strukturuar që kishin kryer një sërë grabitjesh në Tiranë përgjatë muajve të fundit, përfshi këtu dhe argjendarinë “Altinbash”, ku u vodhën më shumë se 200 mijë Euro bizhuteri.

Të njëjtat burime nga Policia i thanë Dosja.al se grupi kishte rreth 2 javë që e ndiqte kambistin, derisa arritën që ta grabisin mëngjesin e djeshëm, dhe pas rezistencës së tij e plagosën me një levë.

Kambisti çdo ditë nga ora 8:20 deri në orën 09:00 dilte për të shkuar në bankë, dhe grupi i hajdutëve kishte studiuar këto lëvizje të tij. Një prej të arrestuarve, ka folur para grupit hetimor dhe në dëshiminë e tij është shprehur se kishte rënë borxh dhe ishte i dënuar në Itali me 6.5 vite burg.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet operacioni “Valuta”.

Polica arreston në kohë rekord dhe tre shtetas të tjerë bashkëpunëtor të vjedhjes me dhunë të ndodhur paraditen e djeshme në rrugën e “Barikadave”, ku shtetasit A. Sh., i morën një sasi lekësh.

Zbardhet dhe një tjetër vjedhje me dhunë ku këta shtetas rezultojnë të jenë autorë.

Sekuestrohen edhe sendet e përdorura nga autorët gjatë vjedhjeve.

Komisariati i Policisë Nr.1 pas ngjarjes së ndodhur paraditen e djeshme në rrugën e “Barrikadave”, ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë të përfshirë në vjedhjen me dhunë ndaj shtetasit A. Sh.

Pas një pune intesive hetimore (krahas shtetasit E. F., 35 vjeç të kapur dhe të arrestuar që në momentin e vjedhjes falë ndërhyrjes në kohë të patrullës së Policisë Rrugore) në kuadër të operacionit policor të koduar “VALUTA”, u arrestuan dhe tre bashkëpunëtorët e tjerë, shtetasit:

– E. B., 37 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për “Vjedhje”);

– B. H., 27 vjeç, banues në Tiranë;

-Xh. D., 23 vjeç banues në Tiranë ( i dënuar më parë për “Vjedhje”).

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin paraditen e djeshme në rrugën e “Barrikadave” i kanë vjedhur me dhunë shtetasit A. Sh., një shumë lekësh të cilën ky shtetas e posedonte.

Nga veprimet proceduriale të kryera, në bashkëpunim me strukturat e Komisarisatit të Policisë Nr.3 dhe strukturat e tjera policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë rezulton se këta shtetas janë dhe autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më 07 janar 2019, në rrugën “Mine Peza”, ku dy persona të paidentifikuar, i kanë vjedhur me dhunë çantën shtetasit B. Sh., (roje pranë një pike këmbimi valutor).

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe sendet e përdorura nga këta shtetas gjatë vjedhjeve:

Motorr skuter; kokore; tub metalik; thikë dhe doreza plastike; doreza dhe veshje të përdorura nga autorët; tre aparate celular dhe automjet.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale ‘’ Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim’’, parashikuar nga neni 139 dhe 25 të Kodit Penal.

Grabitja e kambistit ndodhi mëngjesin e djeshëm (Lexo këtu) në rrugën e “Barrikadave”, ku dy persona të maskuar mbi një motorr aritën që të merrnin 60 mijë dollarë. Një prej dy personave që ishte aktiv në këtë grabitje ra menjëherë në prangat e policisë, ndërsa tjetri u arrestua pak orë më vonë nga Policia.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron shima grabitja e kambistit plagoset kambisti agron shima grabitja e kambistit plagoset kambisti

Sondazh

Poll