Aktualitet

U gjet tre ditë pas ditëlindjes/ Kush është shqiptari që u torturua e më pas u vra në Spanjë (Emri+Foto)

29 Mars 2019, 09:43 Nga DOSJA
U gjet tre ditë pas ditëlindjes/ Kush është shqiptari

SPANJE- Dalin detaje të reja nga vrasja e 46-vjeçarit shqiptar në Spanjë. Mësohet se shqiptari është identifikuar me emrin Ded Dokaj, dhe jetonte në Mazarron.

Shqiptari është dhunuar, torturuar dhe më pas është qëlluar me një plumb në kokë.

Fillimisht ai është rrahur, më pas ata i kanë këputur njërin vesh, dhe njërin nga gishtat e dorës dhe i kanë hequr thonjtë e këmbës. Më pas ata e kanë qëlluar me plumb.

Mediat spanjolle shkruajnë se ai punonte më herët si roje në hyrjet e klubeve të natës, ndërkohë që kohët e fundit punonte si truprojë në zonën Marbella në Malaga. Dhe se tre ditë para se të ishte gjetur nga efektivë spanjollë kishte festuar edhe ditëlindjen.

Dyshimet janë se shqiptari është vrarë për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Një tjetër pistë ku po hetohet është ajo e një konflikti të mundshëm për shkak të detyrës.

Shqiptari u vra të mërkurën, ndërkohë që trupi i tij iu gjet pranë rrjedhës së një lumi në Totana. Ishin banorët e zonës që njoftuan policinë, pasi panë një makinë që qëndronte e parkuar prej disa ditësh.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ded dokaj shqiptari vritet ne spanje ded dokaj shqiptari vritet ne spanje

Sondazh

Poll