Aktualitet

“Ej, maroi ky muhabet”, Salianji publikon përgjime të reja për “Babalen”

30 Mars 2019, 07:21 Nga DOSJA
“Ej, maroi ky muhabet”, Salianji publikon përgjime të reja

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar mbrëmjen e djeshme 3 video të rjea, që sipas tij janë përgjime zyrtare të Prokurorisë.

Salianji i ftuar në emisionin “Java” në RTSH ka treguar videot e reja, ku deklaron se përgjimet e publikuara prej tij, komunikojnë në telefon Fredi Alizoti dhe ish-drejtori i Policisë së Fierit, Afred Nushi.

Në përgjimin e parë të ri që u publikua, Fredi Alizoti komunikon fillimisht me numrin 129 duke u paraqitur si miku i Ardi Veliut, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, duke kërkuar që ta lidhin me Drejtorin e Policisë së Fierit, Albert Nushi, më të cilin më pas është kapur në përgjime. Ndërsa në videot e tjera, ish-deputeti shprehet se Alizoti komunikon drejtpërdrejtë me Nushin.

Telefonata e parë është zhvilluar më 1 qershor 2018

Fredi Alizoti komunikon me sallën e Policisë në numrin 129. Ku i kërkon ti japin numrin e Drejtori të Policisë së Fierit

129- Policia e Shtetit, si mund t’iu ndihmoj

Fredi Alizoti- Alo…

129-Po.. Policia

Fredi Alizoti- Zotëri të kam marrë nja 5 herë në telefon

129-Urdhëro ça problemi ke. Fol

Fredi Alizoti- Nuk është problemi… Do më lidhësh pak me drejtorin e Policisë… Jam një miku i Ardi Veliut, Drejtorit të Përgjitshëm

Ej unë jam…

129-Merre në telefon Drejtorin e Policisë. Lidhu në telefon

Fredi Alizotin- Po do ma japësh numrin e Drejtorit të Policisë

129-Numrin e drejtorit nuk ta jap nëse nuk ma jep emrin

Fredi Alizoti- Ej është një gjë me rëndësi vëlla

129- Po mirë mo, më jep një emër kush je ti që t’ia jap Drejtorit

Fredi Alizoti- Pse nuk të del numri ty aty

129- Numrin e gjej unë, po se di

Nuk ti jap dot ashtu numrat

Fredi Alizoti- Ah.. Mirë po ta jap unë emrin

Vëlla. Fredi Alizoti….

129-Ca problemi ke?

Ah?

129- Po mirë ca problemi ke.

Fredi Alizoti- Po ca problemi të kem. Unë do flas me drejtorin vlla

A më dëgjo. Unë mund të flas edhe në Tiranë tani, por dua atë flas i cik me atë ën Fier tani

O vlla më dëgjon. Dëgjo mund të më dëgjosh për 2-3 orë edhe në televizion ti

Të më marrë i çik drejtori tani në telefon se kam ca gjëra për ti treguar

129- Mirë do ja them drejtorit

Fredi Alizoti- Jo jo, po ashtu do iki lart në Tiranë

129-Do ja them drejtorit, ti shko ku të duash

Fredi Alizoti- Ok po pres telefonatën

Telefonata e dytë e publikuar sot nga Salianji i përket datës 1 qershor 2018

Në përgjim Fredi Alizoti komunikim me një person i paidentifikuar i cili është shoku i tij të cilin i pohon se e mori “Pakon’

Fredi Alizoti- O vlla

X- Hë ça po bën

Fredi Alizoti- Ej, maroi ky muhabet

X- Mirë boll o vlla, ça të të thotë vëllai

Fredi Alizoti- Dëgjo mua, dëgjo….

X- Hë

Fredi Alizoti- Për 5 minuta vjen drejtori … mora një pako të mirë

X- Ok laliiiii

Fredi Alizoti- Ok. Ta dëgjosh, do ta dëgjosh

Ok?

Telefonata e tretë e përgjuar i përket datës 3 tetor 2018

Fredi Alizoti flet në telefon me nëndrejtorin e Policisë së Fierit, ku i kërkon llogari këtij të fundit se pse nuk e ka marrë në telefon

Nëndrejtori i Policisë Fier- Ore ça bëre?

Fredi Alizoti- Pse nuk ma bëre një zile mua

Nëndrejtori i Policisë Fier- Kush?

Fredi Alizoti- Po ti mo mua

Nëndrejtori i Policisë Fier- Isha në një vaki

Fredi Alizoti- Po ti të ma bëje një zile mua. Në vaki jemi të dy….

Nëndrejtori i Policisë Fier- Sapo lamë punë dhe më morën për drekë tani

Hajd do vi në punë dhe do flasim…..

Po çfarë është dosja “Babale”?

Disa muaj më parë Partia Demokratike publikoi dy audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Përmes këtyre videove, PD kërkonte largimin e Xhafajt nga posti, duke e cilësuar këtë të fundit si mbrojtës të aferave kriminale të të vëllait. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.  Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, nuk vërtetohet se zëri që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji. Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej. Urdhër-arresti për Fredi Alizotin është ekzekutuar, ndërsa për Albert Veliu u arratis fillimisht drejt Kosovës, për të shkuar më pas në Hungari, ku edhe ka aplikuar për statusin e azilantit, me pretendimin se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Për dosjen “Babale” kanë dëshmuar në Prokurori Enkelejd Alibeaj, deputetët e PD, Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj, eksponenti pranë PD, Sali Lushaj si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Në datë 6 mars të këtij viti prokuroria mori të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’. Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë. Kjo vepër penale, kallëzim i rremë sipas nenit 305 të kodit penal ka një marzh dënimi nga gjobë deri në 5 vite burg. Për gazetarin Jetmir Olldashi, i cili ka realizuar intervistën me “Babales” u dha masa detyrim paraqitjeje. Ndërkohë që pas publikimit të audio-përgjimit vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t’u dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alfren nushi babale 3 dosja babale ervin salianji fredi alizoti pergjimet e prokurorise alfren nushi babale 3 dosja babale ervin salianji fredi alizoti pergjimet e prokurorise

Sondazh

Poll