Aktualitet

Shpërthim i fuqishëm me tritol në oborrin e një banese në Vlorë (EMRI)

30 Mars 2019, 06:27 Nga DOSJA
Shpërthim i fuqishëm me tritol në oborrin e një banese

VLORË- Një shpërthim i fortë ka tronditur qytetin e Vlorës gjatë natës. Sipas informacioneve të Dosja.al mësohet se lënda e shpërthyer ka qenë tritol.  Më tej bëhet me dije se shpërthimi ka ndodhur në lagjen “28 nëntori” rreth orës 01:00.

Nga zhurma e fortë e shpërthimit janë tronditur qytetarët që banonin aty afër, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Sipas Policisë lënda eksplozive është vendosur në oborrin e shtetasit Frederik Osmanaj.

dhe aty afër ndodhej dhe një lavazho, ku të dyja objeket kanë pësuar dëmtime.Shënjestër e këtij shpërthimi mësohet të jetë shtetasi Frederik Osmanaj pasi në oborrin e banesës së tij ishte hedhur lënda plasëse, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më datë 30.03.2019, në lagjen “Rilindja” Vlorë ka ndodhur një shpërthim dyshohet me lëndë eksplozive në oborrin e shtetasit F.O. Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme të vogla materiale. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet policia e vlores sherthim ne vlore tritoli shperthen ne vlore policia e vlores sherthim ne vlore tritoli shperthen ne vlore

Sondazh

Poll