Politike

Protesta për Teatrin në Durrës, Budina: Meta do e shpërndajë Parlamentin, mos kini frikë

22 Maj 2020, 16:58 Nga DOSJA
Protesta për Teatrin në Durrës, Budina: Meta do e

DURRËS– Regjisori Edmond Budina u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të firmosin peticionin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar, në të njëjtën mënyrë dhe në të njëjtin vend.

I pranishëm në tubimin sensibilizuar që u mbajt në Durrës, Budina u tha njerëzve që të mos ksihin frikë sepse Presidneti Ilir Meta, sipas tij, do ta shpërndajë parlamentin.

U vendos diktatura e mafies. Prandaj jemi këtu që të protestojmë dhe ta përmbysim këtë klikë të ndyrë antikombëtare. A e kuptoni, ata vranë kujtesën kombëtare, ndërtesë 80- vjeçare. Shikoni çfarë kanë bërë me Durrësin, e kanë betonizuar dhe shkatërruar kujtesën arkeologjike të këtij qyteti. Duhet të ishte si Roma por këta nuk kanë kujtesë kombëtare. Por këta shohin si të mbushin xhepat. Prandaj të ngrihemi të protestojmë, dhe ta largojmë këtë bandë që kanë uzurpuar vendin. Shikoni çbëhet në parlament. Ata bëjnë tallava në parlament. Tallen me popullin. Dërgojnë në teatrin kombëtar për të vrarë artistët, intelektualët. Sepse dërguan RENEA-n dhe filluan shembjen kur njerëzit ishin brenda. Ky parlament është i paligjshëm. Duhet të shpërndahet. Presidenti e tha, meqenëse populli do të ngrihet i gjithi, Presidenti do e shpërndajë, prandaj mos kini frikë, ngrijeni kokën. Ata përpiqen me çdo mënyrë të përçajnë popullin,”– tha Budina.

Teatri Kombëtar u shemb në datën 17 maj. Pas një vendimi të Këshillit Bashkiak, IMT dhe polciia nisën një aksion të shpejt dhe shkatërruan godinën. Aktivistët që ishin brenda në godinë janë nxjerr me forcë dhe shumë prej tyre u dhunuan.

Qytetarët dhe opozita kanë nisur protestat dhe deri më tani kanë organizuar dy të tilla, ndërkohë që maxhoranca shprehet e bindur që teatri i ri do jetë më i mirë se ai që ishte. Gjithashtu Aleanca ka dorëzuar edhe padi në SPAK për të vijuar hetimet, ndërsa çështja i është ngarkuar prokurorit Ervin Kondili.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edmond budina shembet teatri kombetar edmond budina shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll