Politike

Platforma e Metës me 14 pika, ambasada e SHBA-ve: E kemi marrë që në datë 8 prill

22 Maj 2020, 15:37 Nga DOSJA
Platforma e Metës me 14 pika, ambasada e SHBA-ve: E kemi marrë që

TIRANË– Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, është shprehur se e ka marrë platformën me 14 pika të dërguar nga presidenti Ilir Meta.

Në një deklaratë për mediat, Ambasada Amerikane konfirmoi se e ka marrë platformën me 14 pika të Presidentit të Republikës, Ilir Meta për integrimin, që në datën 8 prill.

Kjo deklaratë e Ambasadës së SHBA-ve na lë ende të pasqaruar se për cilën marrëveshje të fshehtë e ka fjalën pas deklaratës se dikush ka ‘futur duar’ në Reformën në Drejtësi.

Më herët Presidenti Ilir Meta në një konferencë me mediat ka bërë publike platformën me 14 pika, që sipas tij është zgjidhja e krizës politike që ka përfshirë vendin. Meta tha se platfomra i është dërguar që në prill, qeverisë, opozitës dhe të gjithë ambasadoreve, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Ky dokument i Metës ka sjell një reagim të fortë të ambasadores Kim, e cila shkruan se po sabotohet Reforma në Drejtësi. Sot Meta u shpreh se loja po bëhet nga aktorët politikë dhe jo nga ai, po ashtu u shpreh i gatshëm për një tryezë gjithëpërfshirëse.

Më herët, kryeministri Edi Rama tha se Presidenti nuk i ka dorëzuar atij asnjë dokument, por shprehet se është gati të ulet në çdo moment e të flasë me të, por dhe me opozitën si brenda dhe jashtë parlamentit e me partnerët e Reformës në Drejtësi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambasada e shba ne tirane ilir meta ambasada e shba ne tirane ilir meta

Sondazh

Poll