Politike

Basha bën hapa pas: Jemi pjesë e Reformës Zgjedhore, nuk do lejojmë Ramën që shkatërrojë procesin

22 Maj 2020, 13:16 Nga DOSJA
Basha bën hapa pas: Jemi pjesë e Reformës Zgjedhore, nuk do

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur sot se opozita e bashkuar nuk do lejojë lojën e Edi Ramës dhe shkatërrimin e Reformës Zgjedhore. Në një deklaratë për mediat, Basha u shpreh se Rama donte që të shkatërronte reformën dhe këtë opozita nuk do lejojë këtë. Kreu i PD më tej u shpreh se PD dhe opozita nuk do të braktisë tryezën e Reformës Zgjedhore.

Loja e Edi Ramës me shpresën se duke shkatërruar TK do të shkatërronte dhe Reformën Zgjedhore dhe të merrte peng procesin e integrimit tani doli zbuluar. Të gjithë e kanë parë këtë plan mafioz që ka për qëllim të pengojë Reformës Zgjedhore dhe integrimin e vendit.

Ne jemi të vendosur që të mos e lejojmë këtë. PD dhe opozita e bashkuar është e vendosur që ti japë mundësinë shqiptarëve një orë e më parë garancitë për t’iu drejtuar kutive të votimit dhe për tu bashkuar në jë votë plebishitare për të larguar këtë të keqe. Ne nuk dol ta braktisim Reformën Zgjedhore. Nuk jemi larguar asnjëherë që tani të rikthehemi. Nuk e kemi braktisur asnjëherë tryezën”, tha Basha.

Vendimi i Bashës është bërë publik në një kohë që tryeza e Reformës Zgjedhore u rrezikua pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Lulzim Basha pas protestës që u mbajt tek sheshi i teatrit u shrpeh se nuk do të kishte Reformë Zgjedhore dhe përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik nuk morën pjesë në mbledhjen e së hënës. Basha në një reagim tjetër një ditë më vonë u shpreh se opozita nuk e ka braktisur reformën dhe sot njoftoi rikthimin në tavolinë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha opozita kthehet ne tryezen e zgjedhores reforma zgjedhore lulzim basha opozita kthehet ne tryezen e zgjedhores reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 22 Maj 2020, 10:46

TIRANË- Presidenti Ilir Meta komentoi parashikimin e bërë nga kryeministri Edi Rama, se Aleanca për Teatrin do të kthehet në lëvizje qytetare e më pas në p...