Politike

‘Arrestohet për kultivim dhe trafik droge vëllai i kryebashkiakut socialist’/ PD e prerë: Fran Tuci të japë dorëheqjen

22 Maj 2020, 16:12 Nga DOSJA
‘Arrestohet për kultivim dhe trafik droge vëllai i

PUKË– Partia Demokratike, dega Pukë ka reaguar lidhur me arrestimin e Albert (Arben) Tuci në Fushë-Arrëz, i cili akuzohet për kultivim dhe trafik droge. (Lexo këtu) Me anë të një deklarate zyrtare, PD kërkon dorëheqjen e vëllait të tij, Fran Tucit, i cili mban postin e kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit.

Në këto kushte, Partia Demokratike Dega Pukë, në emërin e gjithë strukturave të saj i kërkon kryetarit të emëruar me 30 Qershor 2019 z.Fran Tuci të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë Fushë-Arrëz si detyrim moral e ligjor ndaj banorëve të kësaj zone,”-shkruhet në deklaratën e PD-së.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEGA PUKË.

Të nderuar qytetarë.

Partia Demokratike Dega Pukë , po ndjek me interes të lartë zhvillimet e ditëve të fundit në qytetin Fushë-Arrëz, ku është arrestuar Albert (Arben) Tuci ,vëllai i kryetarit të Bashkisë Fushë -Arrez z.Fran Tuci, me akuzën për kultivim dhe trafik droge.

Ky lajm tronditi mbarë opinionin qytetar të ketij komuniteti edhe më gjerë. Tashmë është e qartë se Partia Socialiste dhe përfaqësuesit e tyre në institucione të vetmen alternativë që ju afrojnë qytetarëve është lidhja me krimin, trafiqet etj.

Rilindja i ka promovuar dhe dhënë pushtet të pakufizuar këtyre individëve me rekorde kriminale, ku sipas raportimit në medja janë raste të përsëritura të aktivitetit të tyre.

Në këto kushte, Partia Demokratike Dega Pukë, në emërin e gjithë strukturave të saj i kërkon kryetarit të emëruar me 30 Qershor 2019 z.Fran Tuci të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë Fushë-Arrëz si detyrim moral e ligjor ndaj bonorëve të kësaj zone.

Qytetarët e  Bashkisë Fushë-Arrëz e presin një akt të tillë nga kryetari i tyre.
Dorëheqja nga posti i kryetarit është domosdoshmëri që ky komunitet të mos mbahet “peng” nga rilindja e kriminalizuar.

Tuci u arrestuar gjatë operacionit anti-kanabis, i cili u zhvillua më 20 maj. Policia arrestoi 19 persona në Kukës, Lezhë, Shkodër, Tiranë dhe Gjirokastër, mes tyre edhe vëllain e Fran Tucit, kreut të Bashkisë së Fushë Arrëzit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albert tuci arben tuci fran tuci fushe arrez albert tuci arben tuci fran tuci fushe arrez

Sondazh

Poll