Politike

“Je gënjeshtar”, Rama i përgjigjet Metës: Unë s’quhem Yuri Kim, ambasada nuk mbulon shërbimin postar të në niste dh

22 Maj 2020, 13:11 Nga DOSJA
“Je gënjeshtar”, Rama i përgjigjet Metës: Unë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur sërish Presidentit, Ilir Meta, i cili më herët e quajti gënjeshtar. Në një reagim në mediat sociale, Rama shkruan se ai nuk quhet Yuri Kim, ndaj nuk ka marrë asnjë dokument nga Presidenti i Republikës. 

Më tej ai shkruan se dokukenti mund të ketë shkuar në ambasadën amerikane, por kjo seli nuk mbulon shërbimin postar që t’i dërgonte dhe atij 14 pikat e Metës. 

“Që unë s’gënjej IM e ka shkruar vetë, se unë nuk quhem Yuri Kim dhe s’di që Ambasadorja e SHBA të mbulojë edhe shërbimin postar + po t’i kisha marrë ato pika do i kisha shkruar pse më duken si pika vaji e uthulle që duhen ndarë, se ndryshe thyhet ena e Kushtetutës&Integrimit“, shkruan Rama. 

Presidenti Ilir Meta më herët reagoi kundër Kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur gwnjeshtar.  Në një reagim të shkurtër në mediat sociale, Meta shkruante se Platforma për Integrimin Europian i është paraqitur Ambasadores së Shba që në 8 prill 2020, dhe shton se ky është një fakt. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta platforma e metes me 14 pika edi rama ilir meta platforma e metes me 14 pika

Sondazh

Poll