Politike

Njoftoi kthimin në tryezën e Reformës Zgjedhore, Kim përshëndet vendimin e Bashës: Presim edhe të tjerët të tregojnë t

22 Maj 2020, 13:17 Nga DOSJA
Njoftoi kthimin në tryezën e Reformës Zgjedhore, Kim

TIRANË –Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, ka përshëndetur vendimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për rikthimin në tryezën e bisedimeve për reformën zgjedhore. Në reagimin në Twitter, Kim shkruan, shpreson që edhe liderët e partive të tjerë të ndjekin të njëjtin drejtim si Basha.

Përshëndesim vendimin e kreut të PD, Lulzim Basha, për përmbylljen e reformës elektorale. Presim që edhe të tjerët të tregojnë të njëjtin lidership“, shkruan Kim.

Kjo deklaratë vjen pas vendimit të bërë publik nga Lulzim Basha për rikthimin e opozitës në tryezën e Reformës Zgjedhore. Vendimin Basha e bëri publik pas një takimi me ekspertët e PD, ku deklaroi se opozita do të rikthehet në tryezën e bisedimeve për të përfunduar procesin. Ai tha se opozita nuk e ka braktisur asnjëherë këtë proces, pasi është e vendosur që t’i japin qytetarëve të drejtën e votës në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha opozita kthehet ne tryezen e zgjedhores yuri kim lulzim basha opozita kthehet ne tryezen e zgjedhores yuri kim

Sondazh

Poll