Politike

Rikthimi i opozitës në KP, Rama përshendet vendimin: Koha nuk pret, me vullnet të mirë arrijmë konsensusin

22 Maj 2020, 13:26 Nga DOSJA
Rikthimi i opozitës në KP, Rama përshendet vendimin: Koha nuk

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përshendetur rikthimin në tryezën e Reformës Zgjedhore të opozitës jashtë parlamentare. Në një reagim në mediat sociale, Rama shkruan se koha nuk pret dhe vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në konsensus.

“Kthimi i opozitës jashtëparlamentare në tryezën e Reformës Zgjedhore një kthesë për t’u përshëndetur! Më mirë vonë se kurrë dhe inshallah këtë herë deri në mbylljen e këtij procesi të stërzgjatur, sepse koha nuk pret dhe me vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në konsensus”, shkruan Rama.

Kjo deklaratë vjen pas vendimit të bërë publik nga Lulzim Basha për rikthimin e opozitës në tryezën e Reformës Zgjedhore. Vendimin Basha e bëri publik pas një takimi me ekspertët e PD, ku deklaroi se opozita do të rikthehet në tryezën e bisedimeve për të përfunduar procesin. Ai tha se opozita nuk e ka braktisur asnjëherë këtë proces, pasi është e vendosur që t’i japin qytetarëve të drejtën e votës në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha opozita kthehet ne tryezen e zgjedhores reforma zgjedhore edi rama lulzim basha opozita kthehet ne tryezen e zgjedhores reforma zgjedhore

Sondazh

Poll