Politike

Basha: S’e kemi braktisur ‘Zgjedhoren’, marrim pjesë në tryezë. SHBA, BE e Rama përshëndetin vendimin: Koha për kons

22 Maj 2020, 13:54 Nga DOSJA
Basha: S’e kemi braktisur ‘Zgjedhoren’, marrim pjesë

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat është shprehur sot se opozita e bashkuar do të vijojë të jetë në Këshillin Politik për të përfunduar Reformën Zgjedhore. Në fjalën e tij para gazetarëve, Basha u shpreh se opozita nuk e ka braktisur asnjëherë tryezën dhe është e gatshme për të vijuar dialogun.

Ai vijoi më tej duke thënë se largimi i opozitës nga tryeza është një ëndërr e Edi Ramës, duke e akuzuar për bllokim të procesit. Menjëherë pas këtij reagimi, Kryeministri Edi Rama në një deklaratë në mediat sociale e ka përshendetur vendimin e opozitës.

Kreu i qeverisë shprehet “më mirë vonë se kurrë dhe inshallah këtë herë deri në mbylljen e këtij procesi të stërzgjatur, sepse koha nuk pret dhe me vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në konsensus”.

Fjalët të mira erdhën dhe nga SHBA e BE, të cilat përshendetën këtë vendim dhe thanë se Reforma Zgjedhore duhet të përfundojë sa më parë.  “Përshëndesim vendimin e kreut të PD, Lulzim Basha, për përmbylljen e reformës elektorale. Presim që edhe të tjerët të tregojnë të njëjtin lidership”, shkruan Kim.

Një një reagim në mediat sociale dhe ambasadori i BE, shprehet i lumtur duke shtuar se rikthimi në tavolinë “kontribuon për të përfunduar këtë reformë të rëndësishme pa vonesë, në mënyrë që të përmbushë kushtin e vendosur marsin e kaluar Komisioni Europian”. Nuk kanë munguar reagimet edhe nga kritikët e Bashës, një prej tyre edhe deputetja e dalë nga lista e tij për Tiranën, Rudina Hajdari. Bashkëkryetarja e Reformës Zgjedhore, u shpreh se pas rikthimit në tryezë të opozitës duhet gjendur një konsensus për sistemin zgjedhor. 

Tryeza e Reformës Zgjedhore u rrezikua pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Lulzim Basha pas protestës që u mbajt tek sheshi i teatrit u shrpeh se nuk do të kishte Reformë Zgjedhore dhe përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik nuk morën pjesë në mbledhjen e së hënës. Basha në një reagim tjetër një ditë më vonë u shpreh se opozita nuk e ka braktisur reformën dhe sot njoftoi rikthimin në tavolinë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama keshilli politik luigi soreca lulzim basha opozita kthehet ne tryezen e zgjedhores yuri kim edi rama keshilli politik luigi soreca lulzim basha opozita kthehet ne tryezen e zgjedhores yuri kim

Sondazh

Poll